Venecia. Vdes i mbytur në makinë, 21-vjeçari Kapaj - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Arjol Kapaj, 21 vjeç, rezident në Caorle të Venecias ka ndërruar jetë natën e shkuar, kur pas një aksidenti rrugor ka përfunduar në kanalin buzë rrugës dhe është mbytur

Romë, 31 tetor 2011 - Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor natën e shkuar në Caorle teksa kthehej në shtëpi. Djali 21 vjeç Arjol Kapaj duket se ka humbur kontrollin e makinës në të cilën udhëtonte dhe ka rënë në kanalin anash rrugës.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga zjarrfikësit, ai duhet ta ketë pasur të pamundur të dalë nga makina ose ka qenë pa ndjenja pasi shkak i vdekjes së tij është bërë mbytja dhe jo plagët e marra. Nëse në çastin e aksidentit do të kish ndaluar ndonjë person për ta ndihmuar, mund t’i kishte shpëtuar vdekjes. Aksidenti është zbuluar vetëm sot në mëngjes falë një kalimtari.