Becchetti çon Shqipërinë para gjykatës së Strasburgut - Shqiptari i Italisë

Shqipëri

 

I akuzuar për pastrim parash dhe evasion nga prokuroria shqiptare, Francesco Becchetti kundërvepron e ngre padi kundër qeverisë shqiptare në gjykatën e Strasburgut, sepse pretendon se deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë shkelur parimin e të qenit i pafajshëm deri në njohje fajësie me një vendim të prerë të gjykatës.

 

Padia e ngritur nga pronari i Agon Channel, e ëma Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini (edhe këta të paditur nga prokuroria shqiptare), është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në tetor 2015 dhe i është njoftuar qeverisë shqiptare më 12 janar 2016.  

 

Sipas padisë, deklaratat publike të bëra nga kryeministri Rama verën e vitit të shkuar lidhur me çështjen gjyqësore të ngritur kundër biznesmenit italian kanë cenuar, në veçanti, parimin se “një person është i pafajshëm për sa kohë një gjykatë nuk ka dhënë vendim të formës së prerë për njohjen e fajësisë së tij” të njohur nga Kushtetuta shqiptare (neni 30) dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 6).

 

Në padi veçohen disa deklarata të kryeministrit si ajo e bërë në Tëitter më 9 qershor 2015 (“Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses”, shkruante asokohe Rama), një intervistë e dhënë në Vision Plus më 12 qershor, një tjetër e dhënë në A1 Report më 15 qershor dhe deklaratat e kryeministrit në TV Klan të bëra më 17 qershor.

 

Padia e depozituar në Gjykatën e Strasburgut “BECCHETTI and OTHERS against Albania”