Kombëtarja shqiptare e nis me këmbë të mbarë (videoja e golit) - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Shqipëria fiton ndeshjen e saj të parë të vlefshme për kualifikimin në Euro 2016
Me një gol shumë të bukur të Balajt në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, Shqipëria mund Portugalinë në fushën e kësaj të fundit.
I papërmbajtshëm gëzimi i tifozëve në Shqipëri, veçanërisht në kryeqytet. Me këmbë në tokë trajneri i kombëtares Gianni De Biasi që në një intervistë menjëherë pas ndeshjes kujton se kjo është vetëm e para e se rruga e kualifikimit për në Euro 2016 është shumë e gjatë.
Fitoren e ka komentuar menjëherë edhe kryeministri. "Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës! Na rikujtuan se asgjë s'është e pamundur kur duam megjithë zemër ta arrijmë ‪#‎ForcaShqipëria‬" shkruan Rama në profilin e tij Facebook.