Kuvendi voton Qeverinë Rama 2. Po sot edhe betimi para Presidentit - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Me 78 vota pro dhe 51 kundër, kabineti i ri i qeverisë “Rama 2” dhe programi i saj politik mori votëbesimin e Kuvendit. Nga 136 ligjvënëns që ishin në sallë, 7 nuk votuan.
Votimi u zhvillua rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, pas thuajse 22 orëve fjalimesh e debatesh rreth programit.
Që qeveria Rama 2 të fillojë punën, duhet të bëjë edhe betimin para presidentit të Repulikës Ilir Meta. Ceremonia e betimit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.