Diploma e Renzo Bossit. Reagon ministria e Arsimit - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Edhe Ministria e Arsimit, MASH, reagon duke ngritur një grup inspektimi që i ka kërkuar menjëherë information të hollësishëm universitetit Kristal

Tiranë, 5 maj 2012 – Skandali i diplomimit të Renzo Bossit në Universitetin Kristal, ka sjellë edhe reagimin e ministrisë së arsimit dhe të shkencës. Mbrëmë ka lëshuar një komunikatë në të cilën thotë se i ka kërkuar universitetit t’i japë “informacion të hollësishëm” dhe se “ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë”.

Lidhur me lajmin e publikuar në media, për diplomimin e qytetarit italian Renzo Bossi, në isntitucionin e arsimit të lartë privat “Kristal”, Ministria Arsimit dhe Shkencës, bën të ditur se ka kërkuar menjëherë informacion të hollësishëm nga Institucioni i Arsimit të Lartë “Kristal” dhe ka ngritur një grup pune për të inspektuar rastin në fjalë.
Ndërkohë një grup monitorimi i MASH, dhe i Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë po vazhdon inspektimin në të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë privat, për zbatimin e ligjshmërisë dhe standardeve, sipas një kalendari të miratuar kohë më parë
” thuhet në komunikatë.

Paraditen e të premtes, përfaqësues e mbështetës të saj kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

Mbi këtë temë: