Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon arrestimin e ish ministrit të brendshëm Tahiri - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Komisionit të Mandateve i kërkohet heqja e imunitetit që Saimir Tahiri të mund të arrestohet e t’i kontrollohet banesa. Ndaj tij po hetohet për “trafik narkotikësh” të kryer në bashkëpunim dhe për “korrupsion pasiv”.

 

Tiranë, 19 tetor 2017 – Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “trafikut të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Në deklaratën për shtyp sqarohet se “prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahir”.

Kërkesa e Prokurorisë vjen vetëm tri ditë pasi në Itali goditet një grup kriminal italo-shqiptar, i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Pjesëtarë të këtij grupi janë edhe dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari tashmë i arrestuar ndërsa tjetri i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Vëllezërit Habilaj janë kushërinj të Saimir Tahiri.

Në përgjimet e kryera nga pala italiane, Moisi Habilaj e përmend në disa raste gjatë bisedave të tij emrin “Saimir”, të cilin hetuesit italianë e identifikojnë pikërisht me ish-ministrin shqiptar. Habilaj flet për shuma disa miliona euroshe që sipas tij Saimiri “kishte siguruar vetëm në një muaj” dhe se atij nuk i mjaftonin “as 20 milionë euro për fushatat elektorale”. Në raste të tjera përmendet një shumë prej “30 mijë eurosh që duhet t’ia jap