Shenjtërimi i Nënë Terezës. Rama: “Uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë” - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Kryeministri Edi Rama përshëndet me një koment në Facebook lajmin e shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator 2016.
“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i'u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!” shkruan ai.