Universiteti Kristal: Bossi ka qenë studenti ynë - Shqiptari i Italisë

Shqipëri
Po, Renzo Bossi ka qene studenti yne. Ashtu si edhe Pierangelo Moscagiuro e shume te huaj te tjere

Eshte ky thelbi i deklarates se leshuar nga Universiteti Kristal pak ore pas zbulimit te bujshem te diplomes se cuditshme te te birit te kreut te Leges se Veriut, i cili brenda nje viti ka dhene tere provimet e kursit trevjecar te arsimimit te larte per Administrim e Biznes. Universiteti Kristal nuk e shpjegon kete cudi, por vec konfirmon regjistrimin 'konform ligjit'.

Nuk behet e ditur nese Renzo Bossi ka qene ndonjehere ne Shqiperi per t'u regjistruar apo per te ndjekur studime, as se ne c'gjuhe i ka dhene provimet, e as te dhena te tjera. Mbetet e sigurt qe te pakten diten e marrjes se diplomes, Renzo Bossi nuk ka qene ne Shqiperi pasi ne te njejten dite ndodhej ne mbledhjen e Keshillit Rajonal te Lombardise ku ishte keshilltar, post nga i cili dha doreheqjen pas skandaleve te fundit te Leges mbi shperdorimin e fondeve publike per ceshtje private. Fonde te cilat sipas hetuesve jane perdorur edhe per blerjen e diplomes shqiptare.

Me poshte vijon deklarata e Universitetit Kristal i cili padyshim ne ditet e ardhshme do te jete ne syrin e ciklonit mbi kete skandal qe, nese ne Itali zbulon nje pjese te korrupsionit legist, ne Shqiperi hap debatin mbi universitetet si punishte diplomash te paguara.

“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti jonë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje.” Universiteti Kristal.

Shqiptari i Italise

Lexo edhe:
Renzo Bossi s’ka qenë asnjëherë në Tiranë
Diplomat ekstrakomunitare të Legës
Bossi i regjistruar në universitet dy vjet para se të mbaronte të mesmen
Bossi junior me diplomë shqiptare