Çmimi Anna Cenerini Bova: kandidaturat për të riun e vitit deri më 30 qershor  - Shqiptari i Italisë

Shoqata
Shtyhet për më 30 qershor 2019 data e fundit e vlefshme për nisjen e kandidaturave për çmimin me vlerë 2.000 euro që japin shoqata italo-shqiptare Occhio Blu Anna Cenerini Bova dhe UNIMED, vlerësim që ka për qëllim vlerësimin e angazhimit të një të riu - italian apo shqiptar rezident në Itali – në promovimin e marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë

 

"Njoftohet që, për të siguruar një përhapje sa më të gjerë, veçanërisht në ambientet universitare dhe mes shoqatave kulturore shqiptare, të konkursit për çmimin e prodhimit dhe/ose të promovimit të kulturës shqiptare, Këshilli Drejtues i shoqatës Occhio Blu Anna Cenerini Bova ka vendosurs të shtyjë deri në 30 qershor 2019 datën e fundit të vlefshme për paraqitjen e kandidaturave. Kriteret e kandidatëve dhe procedurat e përzgjedhjes mbeten të pandryshuara”.

Kështu ka lajmëruar këto ditë shoqata që në bashkëpunim me Universitetin e Mesdheut, UNIMED, ripropozon çmimin Anna Cenerini Bova me vlerë 2.000 euro për të rinjtë shqiptarë rezidentë në Itali e për të rinj italianë që dallohen për angazhimin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.

Çmimi ka për qëllim të vërë në dukje rolin e të rinjve që psikasin në studime, në zhvillimin  e në përhapjen e kulturës shqiptare dhe arbëreshe në Itali, veçanërisht në fushat e njohurive historike, artistike, arkitektonike, letrare, të spektaklit  dhe të kulturës ambientale.

Sipas këtyre kritereve, çmimi do t’i jepet një të riu që, me angazhimin e tij në studime dhe/ose punë, ka dhënë kontribut në rritjen dhe njohjen e kulturës shqiptare dhe arbëreshe në Itali, në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në mbështetje të veprimtarive të shoqatës Occhio Blu Anna Cenerini Bova.

Fituesi i çmimit do të përzgjidhet mes kandidatëve sipas gjykimit të padiskutueshëm të jurisë që do të përbëhet nga anëtarë të shoqatës, nga përfaqësues të UNIMED, dhe nga ekspertë të jashtëm të famshëm në sektorë të ndryshëm. 

Në garën e hapur për këtë çmim mund të marrin pjesë të rinj italianë ose shqiptarë rezidentë në Itali, që nuk kishin mbushur 35 vjeç në datën e hapjes së garës, 15 nëntor 2018. 

Dokumentacioni i dërguar për pjesëmarrjen në çmim duhet të ketë të bëjë me veprimtari të zhvilluara apo që rezultojnë të realizuara brenda datës 15 nëntor 2018.

Kushdo mund të propozojë dikë apo të vetëkandidohet duke dërguar një relacion të shkruar (në gjuhën italiane) të cilit duhet t’i bashkëngjisë kontribute të kandidatit (dokumente, materiale fotografike, video, audio etj.) që të dokumentojnë veprimtaritë e zhvilluara prej tij, si dhe një kurrikulum që duhet të përmbajë informacione të qarta lidhur me vendet, datat, kohën dhe institucionet që mund të përfshihen.

Ky dokumentacion duhet nisur me postë brenda datës 30 qershor 2019 në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose me postë të zakonshme (për datën i besohet vulës postare) në adresën:

PREMIO ANNA CENERINI BOVA
ASSOCIAZIONE CULTURALE OCCHIO BLU
c/o UNIMED (Unione delle Università del Mediterraneo)
CORSO VITTORIO EMANUELE, 244
00186 – ROMA

Ky i këtij viti është edicioni i dytë i çmimit. Në edicionin e parë, në vitin 2015, 2.000 € e çmimit Anna Cenerini Bova i shkuan Giovanna Nancit “për studimet kritike mbi letërsinë shqiptare, për përkthimet dhe përhapjen në gjuhën italiane të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, për angazhimin e saj konstant në promovimin e kulturës shqiptare”.