Krijohet dega e parë e Lobit Euro-Atlantik shqiptar në Itali - Shqiptari i Italisë

Shoqata
Organizata, e lindur në Gjermani, synon bashkimin nën të njëjtën çati të të gjitha shoqërive civike shqiptare nëpër botë për projekte të përbashkëta në të mirë të diasporës dhe të vetë Shqipërisë dhe Kosovës
Informacioni që botojmë është sjellë në redaksi nga Marsela Koçi

Të dielën e 23 korrikut u mbajt takimi i parë i Organizatës Lobi Euro-Atlantik Shqiptar (LEASh) me komunitetin shqiptar në Itali.  Takimi u zhvillua në një nga sallat e Coop soc. Liberalmente në Mezzano të Breshës, i organizuar nga përfaqësues të shoqatës “INTERECTION”, aktivistit të palodhur Petrit Aliaj, anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptar në Itali dhe nga aktivistë të tjerë të FNAI (Federata Kombëtare e Shqiptarëve në Itali).

Petrit Aliaj një nga përfaqësuesit më aktiv te federatës dhe themelues i “INTERACTION”, theksoi rëndësinë e këtij takimi për vetë faktin se çdo mundësi bashkimi mes diasporës shqiptare është një e mirë më shumë për komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe një forcë akoma më e madhe për të realizuar projekte te përbashkëta në favor jo vetëm të diasporës por edhe në dobi të vendit tonë.

Presidenti i L.E.A.Sh, Shukri Ymeri, nënvizoi faktin se për Shqipërinë ka ardhur momenti të tregojë që është një nga vendet më të mëdha të ballkanit duke numëruar shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi dhe për këtë diaspora shqiptare mund të luajë një rol kyç jo vetëm në vendimarrjet e politikës së  vendeve ku ata jetojnë por edhe në vendimarrjet e politikës se brendshme në Shqipëri e Kosovë, politikë që do të evidenciojë edhe më shumë imazhin e një Shqipërie të madhe.
Numri i shqiptarëve nëpër botë është më i madh se numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë brenda kufijve dhe influenca që mund të kenë nëpër institucionet e vendeve ku ata jetojnë i jep më shumë vizibilitet dhe rëndësi vlerave kulturore dhe traditave, gjuhës dhe bashkimit të shqiptarëve nëpër botë.

Organizata Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në botë u krijua në 20 shkurt të vitit 2016 në Lorach të Gjermanisë dhe më pas u krijuan degët e tjera në Zvicër, Norvegji, Suedi dhe tani në Itali duke u përforcuar akoma më shumë sepse Italia mban një nga komunitetet shqiptare më të mëdha në Evropë.
Në 17 dhjetor u mbajt Asambleja e parë e gjithë përfaqësuesve të Organizatës ku u zgjodh përfaqësia e Europës.
Organizata nuk ka asnjë interes politik dhe nuk punon për asnjë parti politike por ka interes social, kulturor dhe ekonomik duke i pasur rrënjët e saj në punën e patriotëve të mëdhenj të mëmëdheut që nga Ismail Qemali, Fan Noli, Naim Frashëri, Isa Boletini e deri te Ibrahim Rrugova që luftuan edhe jashtë vendit për t’i dhënë Shqipërisë e Kosovës pavarësinë.

"Ne garantojmë se të gjithë badhkëpunëtorët tanë janë vullnetarë të palodhshëm dhe e gjithë puna jonë vihet në dobi të çështjes kombëtare. Shqiptaria duhet të bëhet faktori më i rëndësishëm e i madh në Evropë" , thekson kryetari i L.E.A.Sh Shukri Ymeri. Kosova dhe Shqipëria jemi një popull dhe një gjuh e përbashkët pavarësisht ndarjeve politike dhe fuqia ekonomike dhe intelektuale e diasporës shqiptare mund të shërbej për të korrigjuar të gjitha gabimet që gjat shekujve jan bër me historin e Shqipëris dhe popullit shqiptar.

Lobi dëshiron të jetë "Çatia" e diasporës shqiptare nëpër botë dhe të mbledhë e të përfaqësojë të gjithë shoqërinë civile të shqiptarëve si në Itali e në shumë vende ku janë shqiptarët.

Falënderimet per Z.Petrit Aliaj janë të mëdha nga Lobi për punën e tij dhe dëshirën e palodhur për organizimin e shumë takimeve ndër vite mbi kulturën dhe vlerat e Shqipëris në Itali. Presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve Skënder Lazaj prezantoi projektin mbi hapjen e një shkolle të gjuhës shqipe në Rovato te Breshës për ta radikalizuar më vonë edhe në qytete të tjera të Lombardisë me ndihmën e financimeve nga Lobi Euro-Atlantik për të cilin mbetet një çështje shumë e rëndësishme ajo e jo asimilizmit të shqiptarëve në botë.

Takimi në Bruksel me Kryetarin e Parlamentit europian ka qenë një sukses për L.E.A.Sh. Aty janë pritur me shumë interes çështjet e shtruara dhe pritet një bashkëpunim i rëndësishëm në projekte të ndryshme të cilat i bëjnë mirë jo vetëm komunitetit shqiptar por edhe vetë Europës.

Objektivat për tu arritur janë të shumta duke filluar që nga bashkimi i diasporës shqiptare nëpër botë, rigjenerimi i tyre në të gjitha vendet ku jetojnë, përfaqësimi i emigrantëve në parlamentet e vendeve të origjinës dhe atje ku ata jetojnë. Krijimi i kushteve për investime në vendet e lindjes, pjesëmarrja në aktivitete për zhvillimin e këtyre vendeve, ruajtja e vlerave, traditave dhe kulturës shqiptare nëpër botë, krijimi i një kanali televiziv që flet 24 orë për aktivitetet e shqiptarëve nëpër botë. Krijimi i një programi humanitar mes të gjitha vendeve ku jetojnë shqiptarët, krijimi i shkollave shqipe dhe instituteve kulturore shqiptare në botë.

Takimi u mbyll me krijimin e degës së parë të Lobit në Itali me Kryetare artisten  dhe aktivisten Alketa Delishaj, nënkryetare Marsela Koci aktiviste në projekte të ndryshme sociale dhe kulturore në Milano dhe komunikuese sociale mbi emigracionin,  Sekretarë Petrit Aliaj, poeten Trendafile Mollaj, dhe anëtarë të tjerë si aktivistët Fabiola Sali, Julian Xhahysa e Gjergj Arka, Anila Kaja në shoqata të ndryshme kulturore në Lombardi, Arjana Bechere aktiviste në zonën e Bazilikatës dhe Profesore Etnografie dhe Letërsie në Universitetin e Bazilikatës eksperte e traditave kulturore, historisë dhe gjuhës arbëreshe.

Në takim nuk munguan dëshmi të përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme kulturore shqiptare që punojnë në veprimtari të ndryshme për ruajtjen dhe njohjen e kulturës  shqiptare në Itali. E veçantë dhe dëshmia e Musa Tolajt, një nga themeluesit e L.E.A.Sh në Gjermani, bashkë me Shukri Ymeri dhe Feride Shala, që uroi në një bashkëpunim të ngushtë me degën e Italisë për një qëllim të përbashkët, atë të mbrojtjes së interesave të diasporës dhe vendeve tona të origjinës. 

Organizata është e hapur për çdo person dhe shoqatë që do të dojë të bashkohet dhe të hap degë të reja të Lobit kudo që ndodhen komunitet e shqiptarëve nëpër botë.