Rikthehet Çmimi Anna Cenerini Bova: 2.000€ për të riun e vitit - Shqiptari i Italisë

Shoqata
I krijuar nga shoqata Occhio Blu Anna Cenerini Bova dhe UNIMED, çmimi ka për qëllim të vlerësojë ngazhimin e një të riu, shqiptar i Italisë apo italian, në zhvillimin dhe promovimin e marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë. 
Kandidatët nuk duhet të kenë mbushur 35 vjeç (më 15 nëntor 2018), dokumentacioni i nevojshëm për pjesëmarrjen duhet nisur brenda datës 31 mars 2019
 

Shoqata italo-shqiptare Occhio Blu Anna Cenerini Bova, në bashkëpunim me Universitetin e Mesdheut, UNIMED, ripropozon çmimin me vlerë 2.000 euro për të rinjtë shqiptarë rezidentë në Itali e për të rinj italianë që dallohen për angazhimin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve. Çmimi mban emrin e themelueses së shoqatës, Anna Cenerini Bova. 

Me këtë nismë, shoqata dëshiron të vërë në dukje rolin e të rinjve që psikasin në studime, në zhvillimin  e në përhapjen e kulturës shqiptare dhe arbëreshe në Itali, veçanërisht në fushat e njohurive historike, artistike, arkitektonike, letrare, të spektaklit  dhe të kulturës ambientale.
Sipas këtyre kritereve, çmimi do t’i jepet një të riu që, me angazhimin e tij në studime dhe/ose punë, ka dhënë kontribut në rritjen dhe njohjen e kulturës shqiptare dhe arbëreshe në Itali, në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në mbështetje të veprimtarive të shoqatës Occhio Blu Anna Cenerini Bova.

Fituesi i çmimit do të përzgjidhet mes kandidatëve sipas gjykimit të padiskutueshëm të jurisë që do të përbëhet nga anëtarë të shoqatës, nga përfaqësues të UNIMED, dhe nga ekspertë të jashtëm të famshëm në sektorë të ndryshëm. 

Në garën e hapur për këtë çmim mund të marrin pjesë të rinj italianë ose shqiptarë rezidentë në Itali, që nuk kishin mbushur 35 vjeç në datën e hapjes së garës, 15 nëntor 2018. 

Dokumentacioni i dërguar për pjesëmarrjen në çmim duhet të ketë të bëjë me veprimtari të zhvilluara apo që rezultojnë të realizuara brenda datës 15 nëntor 2018.

Kushdo mund të propozojë dikë apo të vetëkandidohet duke dërguar një relacion të shkruar (në gjuhën italiane) të cilit duhet t’i bashkëngjisë kontribute të kandidatit (dokumente, materiale fotografike, video, audio etj.) që të dokumentojnë veprimtaritë e zhvilluara prej tij, si dhe një kurrikulum që duhet të përmbajë informacione të qarta lidhur me vendet, datat, kohën dhe institucionet që mund të përfshihen.

Ky dokumentacion duhet nisur me postë brenda datës 31 mars 2019 në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose me postë të zakonshme (për datën i besohet vulës postare) në adresën:

PREMIO ANNA CENERINI BOVA
ASSOCIAZIONE CULTURALE OCCHIO BLU
c/o UNIMED (Unione delle Università del Mediterraneo)
CORSO VITTORIO EMANUELE, 244
00186 – ROMA

In italiano: Torna il Premio Anna Cenerini Bova: 2.000 euro al giovane dell’anno