Scanderbeg e Ura, veprimtari të shtunën, në Parma e Novara - Shqiptari i Italisë

Shoqata
Shoqatat informojnë

Grupi i Valleve i shoqatës Scanderbeg të Parmës fton bashkatdhetarët e bashkëqytetarët e Parmës të marrin pjesë në shfaqjen “Generazione in… canto” që do të zhvillohet në Auditorium del Carmine, në rrugën Duse të Parmës të shtunën, 20 shkurt, në orën 15.30. Hyrja është falas.

Po të shtunën por nga ora 19.30 në Novara organizohet një veprimtari me komunitetin shqiptar në kuadrin e projektit “L’intercultura come ricchezza per la nostra città”. Në realizimin e mbrëmjes shqiptare marrin pjesë shoqata Ura e Novarës dhe Scanderbeg e Parmës. Mbrëmja parashikon një concert me valle shqiptare (Grupi i valleve Scanderbeg), projektimin e një videoje të realizuar nën kujdesin e gazetares Valentina Sarmenghi dhe një ekspozitë fotografike të Società Fotografica novareze. Aktiviteti do të mbahet në teatrin Piccolo Coccia (Piazza Martiri, Novara). Hyrja me kontribut vullnetar.