Shoqata Scanderbeg e Parmës feston përvjetorin e pavarësisë e Kosovës - Shqiptari i Italisë

Shoqata
Shoqatat informojnë

Në vazhdën e veprimtarive të shumta, shoqata Scanderbeg e Parmës njofton se të dielën do të festojë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Duke përfshirë të gjithë, nga më të vegjlit e komunitetit. Në fakt, shkolla shqipe "Scanderbeg Parma" do të organizojë mësimin e hapur me temë “Të njohim republikën e Kosovës”.

“Nxënësit tanë do të flasin për gjuhën, letërsinë, historinë, gjeografinë, muzikën, kostumet dhe traditat shqiptare” thuhet në komunikatën e shoqatës. Pasditja do të gjallërohet edhe më shumë nga grupi valleve "Scanderbeg Danza" që do të kërcejë me kostume kombëtare valle shqiptare.

Takimi është për të dielën në orën 15 në sheshin Pablo të Parmës.