Bursa studimi AMC për studentët më të mirë - Shqiptari i Italisë

Studentët

AMC mbështet prej një dekade 15 studentët më të mirë të çdo viti akademik, të cilët pranohen në universitet, dhe i ndihmon ata në hapat e tyre të parë në botën akademike

Tiranë, 24 nëntor 2011 – AMC vlerësoi studentët më të mirë me bursa, gjatë një ceremonisë të organizuar të mërkurën në ambientet e kompanisë.    
Bursat AMC mbulojnë të gjithë periudhën e studimeve universitare, nëse studentët vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera akademike. AMC ka mbështetur vit pas viti shumë nga studentët e përfshirë në program, pasi kanë ruajtur rezultatet e mira. Të gjithë këtyre studentëve u ofrohen mundësi praktike mësimore dhe punësimi në kompani. AMC mbështet që prej një dekade 15 studentët më të mirë të çdo viti akademik, të cilët pranohen në universitet, dhe kështu i ndihmon ata në hapat e tyre të parë në botën akademike.
AMC i mbështet studentët pasi aksesi i barabartë në arsimim dhe informim është një nga shtyllat e përgjegjësisë sociale të kompanisë, me qëllim që t’i ofrojë mbështetje të qëndrueshme sistemit arsimor.

Drejtori i përgjithshëm i AMC, Dimitris Blatsios, gjatë ceremonisë, nxiti studentët të bëhen në të ardhmen profesionistët më të mirë, ashtu siç janë tani studentët më të mirë.  "Ndihem mirë kur shoh dhe takoj të ardhmen e Shqipërisë. Mendoj se vendi duhet të mbështetet tek studentët e talentuar si ju. Shpresoj që disa prej jush ta çojnë vendin para, të zënë poste të rëndësishëm në administratën publike dhe në kompani private. Ju them të ndiqni ëndrrat", tha Blatsios.