Italia e fundit ndër vendet e OSBE-së për studentët e huaj - Shqiptari i Italisë

Studentët

Në krahasim me vendet e tjera të OSBE-së, Italia është më e prapambetur për sa i përket studentëve të huaj. Kjo është një prej deklaratave të bëra gjatë konferencës së shtypit të fondacionit  Migrantes,  për prezantimin e Ditës Botërore të Migrimeve, në program më 16 janar.

Sipas Migrantes, gjatë vitit Akademik 2008-2009, ndër studentët e regjistruar në universitetet italiane, vetëm 54.507 janë të huaj (3,1 % e numrit të përgjithshëm kundrejt 10 % që është mesatarja europiane). Dëshmi kjo që Italia nuk tërheq studentët. Drejtori i përgjithshëm i fondacionit, imzot Giancarlo Perego, deklaroi se kjo mangësi vjen sepse vendi ka shumë pak rezidenca universitare, pak bursa dhe pak kurse gjuhe”.

Por gjatë konferencës u vu në dukje edhe një aspekt tjetër: se fondet mungojnë dhe për studentet italianë e këto probleme natyrisht që sjellin rrjedhoja negative dhe mbi studentet e huaj. Këtyre u duhet kushtuar vëmendje e veçantë, u tha në konferencë, sepse janë fytyra e re, e arësimuar dhe e përgatitur e Italisë së të ardhmes.