ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Emergjencë gjaku. Shoqatat: “Imigrantë dhuroni edhe ju”

  • PDF

Apeli i Avis-it, Amsi-t dhe Comai-t të huajve: “Është edhe një mënyrë për të mbajtur nën kontroll shëndetin tuaj”. Të huajt përbëjnë vetëm 0,8% të dhuruesve të gjakut

Romë 10 shkurt 2012 – Një apel shtetasve të huaj që të dhurojnë gjak për të të plotësuar nevojat e spitaleve, veçanërisht tani me motin e keq.

Avis i Romës, bashkë me Amsi-n, shoqatën e mjekëve të huaj në Itali, dhe Comai-n, omuniteti i botës arabe në Itali, ftojnë të gjithë të huajt të dhurojnë gjak. “Kujtojmë që në këtë periudhë, mangësia e gjakut është dramatike – lexohet në komunikatë – ndaj ftojmë të gjithë personat e shëndetshëm të shkojnë në qendrat transfuzionale të konvencionuara me Avis-in e të japin gjak  për Avis të komunës së Romës”.

“Të dhurosh gjak – kujtojnë shoqatat – do të thotë të dhurosh jetë dhe është një mënyrë për të mbajtur nën kontroll shëndetin. Mjekët dhe operatorët e Amsi-t janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për kurimin e pacientëve dhe në veçanti të imigrantëve që kanë vështirësi me gjuhën, gjë që vërehet nga rritja e kërkesave për vizita dhe ndihmë që i arrijnë  shoqatës së mjekëve të huaj në Itali”.

Një studim i Censis-it për llogari të Federatës Italiane të Shoqatave të Dhuruesve të gjakut dhe e paraqitur dje në Romë nxjerr në dritë se duhet bërë ende shumë për të përfshirë imigrantët në dhurimin e gjakut. Edhe pse përbëjnë rreth 8% të popullsisë e kanë moshë mesatare të re, shtetasit e huaj përbëjnë vetëm 0,8% të dhuruesve të gjakut.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Sabato 11 Febbraio 2012 10:05