ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Rritet racizmi online. UNAR: “Vigjilencë maksimale”

  • PDF

Unar, Zyra kombëtare kundër diskriminimit: “Së shpejti një sistem i automatizuar monitorimi. Në vitin 2011, 22,4% e praktikave kishin të bënin mediat. Parlamenti të ratifikojë sa më parë konventën mbi cybercrime (krimin kibernetik)”

Romë, 15 shkurt 2012 – Të martën, legistët Borghezio e Bastoni kanë paralajmëruar se duan të krijojnë një web-site anti-imigrantë. Të mërkurën, Zyra Kombëtare kundër diskriminimeve raciale njofton se “vigjilanca e UNAR-it mbi dukuritë e racizmit në internet është konstante, e shpejtë dhe efikase e do të përforcohet me adoptimin e sistemit të automatizuar dhe të përparuar të monitorimit on line”.

UNAR nënvizon se gjatë tre vjetëve të fundit është rritur në mënyrë eksponenciale numri i faqeve internet, i blogjeve apo i komenteve për të cilat zyra ka marrë masa  për të fshirë faqet, ose ka formuluar padi pranë autoriteteve gjyqësore për nxitje të urrejtjes raciale. Në vitin 2011, nga mëse 1.000 praktikat e ndjekura nga zyra, 22,4% kishin të bënin me sektorin e mediave (në vitin 2009 përbënin vetëm 12,4% të 373 praktikave të ndjekura). Në vitin 2011, 84% e praktikave që kishin të bënin me mediat trajtonin raste dukurish ksenofobie ose racizmi në internet.

“Sipas normativës në fuqi – kujton Monnanni – kush propagandon apo nxit drejt kryerjes së akteve të diskriminimeve të bazuara mbi superioritetin dhe urrejtjen raciale ose etnike, kryen një vepër penale dhe UNAR, pasi verifikon vërtetësinë e sinjalizimit të marrë përmes sitit www.unar.it ose numrit të gjelbër  800.90.10.10, do të vazhdojë të marrë masat për të vënë në punë Policinë postare ose Autoritetet gjyqësore, kështu siç bën prej vitit 2010 në autonomi të plotë, qoftë edhe pa sinjalizime nga të tretë por në bazë të kontrollit të përditshëm të shtypit, të siteve”.

“Lufta ndaj racizmit on line – përfundon drejtori i UNAR-it – është përparësi emergjente edhe për Kombet e Bashkuara  dhe Këshillin e Europës dhe plotësisht të përkrahura nga UNAR. Theksojmë domosdoshmërinë që Parlamenti të ratifikojë sa më shpejt Protokollin shtesë të Konventës së Këshillit të Europës mbi krimin kibernetik, që jo vetëm përforcon kuadrin ligjor mbi veprat penale me bazë racizmin e ksenofobinë në internet, por do të bëjë të mundur që autoritetet e policisë dhe ato gjyqësore të kenë efikasitet të lartë edhe në sitet ksenofobe dhe raciste që gjenden jashtë territorit italian”.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Mercoledì 15 Febbraio 2012 17:18