sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Gasparri (PdL): “Jo sanatore për emigrantët e parregullt”

  • PDF

“Do të shqyrtojmë me kujdes dekretin e përvetësimit të normës europiane. - premton Maurizio Gasparri – Nuk do të lejojmë që në dekret të fhihet një sanatore që mund të tërheqë klandestinët në Itali”

Romë, 6 korrik 2012 - Ende nuk dihet si do të jetë legalizimi që duhet të ketë miratuar sot qeveria në brendësi të dekretit të përvetësimit të normës europiane për sanksionet për ata që punësojnë të huaj të parregullt, dhe kryetari i grupit të Senatorëve të Pdl-es, Maurizio Gasparri ngre zërin kundër.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm në shqyrtimin e dekretit legjislativ të qeverisëmbi masat ndaj punëdhënësve që punësojnë të huajt e parregullt. Veçanërisht referuar normës kalimtare të paralajmëruar që u lejon familjeve dhe sipërmarrësve që të vetëpaditen brenda një periudhe të përcaktuar për të shmangur sanksionet, duke u njohur punonjësve imigrantë lejen e qëndrimit. Nuk duam që brenda normës të fshihet ndonjë formë sanatoreje që mund të nxisë hyrjet e klandestinëve në Itali. Po të ishte kështu, do të ishte mungesë përgjegjësie nga qeveria, e papranueshme. Presim të shohim tekstin për të marrë vendimet e të verifikojmë përputhshmërinë e tij me vlerësimet e bëra në Parlament. Një sanatore në kohë krize të thellë ekonomike do të ishte zgjedhje gjëmëzezë”.

Ultimo aggiornamento Venerdì 06 Luglio 2012 16:52