ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Kontrata e qëndrimit nuk duhet më, tani e thotë edhe ligji

  • PDF

Dekreti i ligjit mbi thjeshtëzimet nxjerr përfundimisht në pension modelin Q. Mjafton komunikimi i punësimit

Romë, 13 shkurt 2012 – Kush punëson një të huaj nuk duhet t'i nisë më me postë kontratën e qëndrimit (modelin Q) Sportelit Unik për Imigracionin, mjafton të bëjë komunikimin e punësimit. E kishte thënë para ca kohësh ministria e Brendshme, prej disa ditësh e thotë edhe ligji.

Sipas tekstit unik mbi imigracionin, punëdhënësi e punonjësi i huaj duhet të lidhin një kontratë qëndrimi (duke përpiluar modelin Q) me të dhënat e të dyve dhe kushtet e marrëdhënies së punës. Për më tepër, punëdhënësi deklaron edhe që punonjësi ka një vendstrehim dhe se angazhohet t-i paguajë shtetit shpenzimet për riatdhesimin e mundshëm të të huajit.

Nga prilli i shkuar, të gjitha këto informacione gjenden edhe në komunikimin e detyrueshëm të punësimit (modeli i unifikuar i punës – Modello Unificato Lav.). Për të shmangur punë të dyfishtë, në fund të nëntorit ministria e Brendshme kishte shpjeguar me një qarkore që punëdhënësit, përfshirë familjet që punësojnë bashkëpunëtore nuk duhet t'i dërgojnë më sportelit unik modelin Q.

Dekreti i ligjit mbi thjeshtëzimet, që më 9 shkurt u botua në Gazetën Zyrtare, ka ripohuar përmbajtjen e asaj qarkoreje, duke i dhënë kështu forcën e ligjit.

Lexo edhe: Kontrata e qëndrimit del në pension. Çfarë ka ndryshuar?

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Lunedì 13 Febbraio 2012 16:12