gio 20 giugno 2013

Ultimi aggiornamenti08:32:44 AM GMT

Click on the slide!

Roland Sejko: "Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi"

Parla il regista di "Anija, la Nave" il documentario sull’esodo degli anni novanta che ha vinto il David di Donatello…

Click on the slide!

PS spot televiziv në Greqi: “Emigrantë ejani të votoni për Rilindjen”

Kreu socialist Edi Rama u ka bërë thirrje edhe emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, që të shkojnë në…

Click on the slide!

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës

Më 2 qershor përfaqësues shoqatash kanë organizuar në Parma një tavolinë të rrumbullakët me temë “E drejta e votës dhe…

Click on the slide!

Udine. Vret të shoqen me thikë. Arrestohet Lulzim Hadaj

Pas një grindjeje i ka rënë disa herë me thikë deri sa ka vdekur. Në shtëpi edhe vajzat e vogla…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Aty ku ekzistojnë njerëzit
Kur solidariteti dhe humanizmi kthehen në virtyt

  • PDF

Aty ku ekzistojnë njerëzit, ka vend dhe për mrekullitë. Aty ku  humanizmi bëhet virtyt, triumfon mirësia, fiton jeta.

Nga Aleksandër Marku

I prekur thellë nga fati i Alketit të vogël, por i mrekulluar nga nismat për ta shpëtuar, sjell ndërmend një rast fare të freskët në Selanikun ku jetoj prej 20 vjetësh. Një rast nga ata që vështirë se përshkruhen kur kërkon të tregosh diçka, sepse fjalët janë tepër të dobëta para gjestit.

Është një rast i ngjashëm, thjesht ndryshojnë emrat, moshat, koha. Është rasti i 13 vjeçarit shqiptar Ilia Demiri, nxënës në një shkollë në një lagje periferike të Selanikut, një rast që përbën balsam për ditët e vështira që jetojmë.

Ishte nëntori i vitit 2008 kur Ilia, nxënës atëherë në klasën e gjashtë, duke luajtur futboll, thyhen këmbën. Pasi heq allçinë gjërat përkeqësohen dhe prindërit dëgjojnë lajmin e tmerrshëm nga diagnoza e mjekëve: osteosarkoma në gju. Nga rastet kur mjekët ulin kokën, psherëtijnë për ndonjë mrekulli dhe të thonë se shanset janë tepër të pakta, me përjashtim të ndonjë qendre në Amerikë ose Francë.

Por përveç kësaj duhej edhe një mrekulli tjetër. Të paktën  100.000 euro në mënyrë që djaloshi nga Shqipëria të çohej në një prej tyre.

Por si të gjente një shumë të tillë babai i Ilias, një bojaxhi i thjeshtë. Mbi të gjitha i huaj .Tek skema e sigurimeve të shëndetit nuk kishte asnjë shpresë, e përcillnin me keqardhje .

Ndërsa një prej qendrave të Parisit ku mund të kurohej Ilia i vogël, çonte çdo ditë mesazhe duke theksuar se çdo orë që kalonte, ishte në dëm te fëmijës. Pa marrë parasysh asgjë babai  dhe nëna e papunë, fillojnë një odise të gjatë përpjekjesh.

Dhe papritur fillon e ndodh mrekullia. Jo, jo. Ishte zemra e një mësuesi, drejtori i shkollës së vogëlushit. Ishin zemrat e 24 nxënësve të klasës së tij. Në fillim thyejnë arkat e kursimeve të tyre.

Më pas bashkë me drejtorin sensibilizojnë bashkinë e qytetit, kishën dhe kryesisht të gjitha shkollat fillore të Greqisë dhe kudo fëmijët grekë dërgojnë kursimet e tyre. Pa ndihmën e mësuesit shembull, pohon familja, asgjë nuk do te ishte arritur. Deri në shkurt të 2009 kishin mbledhur 80.000 euro, por megjithëse shuma nuk mjaftonte, ai u thotë Ilias dhe prindërve të shkojnë në Francë, se do të vazhdonte ai dhe nxënësit e tij  përpjekjen humane deri në mbarimin e terapisë që zgjati 18 muaj.

Kryesisht u gjetën edhe 42.000 euro të tjera që  u dhuruan nga njerëz anonime, që nuk pranuan as të japin emrin e tyre.

Dhe Ilia u kthye një ditë shëndoshë e mirë në bankën e tij, aty ku e prisnin me buzëqeshje shokët e tij. Paçka se nuk mund të luante dot futboll. Ata e vendosën portier. Gjithnjë ka një zgjidhje, gjithnjë ka një vend për këdo në një grup, në një ekip,  në një rreth shokësh, në një cikël njerëzish.

Para një viti mësuesi grek dhe nxënësit e klasës së tij u dekoruan nga Ministria greke e Arsimit. Disa ditë më parë edhe nga Ministria shqiptare e Arsimit.

Dy popuj, një rast nevoje, një zemër. Ishte një mesazh që kaloi kufijtë. Dhe të gjithë përsëritëm atë ditë shprehjen e famshme të filozofit grek Iraklitos, “Sa gjë e bukur është kur njeriu është Njeri”.

Prandaj të gjithë bashkë o Njerëz edhe për Alketin e vogël.

Lexo edhe: Të gjithë bashkë për Alketin – Nismat për mbledhjen e fondeve

Ultimo aggiornamento Mercoledì 13 Giugno 2012 22:15