mar 21 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti01:01:32 PM GMT

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

Romë. Shqipëria sërish në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt

Ceremonia e hapjes së edizionit XV të turneut të futbollit për komunitetet e të huajve mbahet të shtunën më 25…

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Ndalohen në Newcastle të Britanisë dy shqiptarë me karta identiteti italiane të rreme

  • PDF

Dy personat kishin marrë avionin në Maltë e janë kthyer mbrapsht po aty

Tiranë, 2 gusht 2012 - Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm, u ndaluan nga oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin e Newcastle dhe nuk u lejuan të hyjnë në Britani. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për shtyp e ambasadës britanike në Tiranë.

Sipas ambasadës, dy shqiptarët kanë mbërritur në Britani me një fluturim nga Malta të dielën në mëngjes (29 korrik). Kontrolli nga oficerët e kufirit zbuloi se të dy burrat kishin udhëtuar me karta identiteti të rreme italiane. Si rezultat dy personat i kthyen mbrapsht nga erdhën, pra në Maltë, ditën e martë, ndërsa linja Ajrore tani mund të gjobitet për mungesë të kontrolleve të duhura mbi njerëzit para se ata të niseshin nga Malta.

Ndalimi u bë nga Forca Kufitare Britanike, e cila është një komandë e zbatimit të ligjit brenda Ministrisë së Brendshme Britanike, përgjegjëse për kontrollet në hyrje dhe funksionet doganore në kufi, parandalimin e trafikimit të njerëzve, anti-kontrabandën për mallrat e ndaluara, trafikun e drogës e armëve, dhe mbrojtjen e pikave kufitare. (ATSh)