ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

‘Durrësi dhe Italianët’ një libër që sjell qytetin e viteve ‘30

  • PDF

Një sërë faktesh janë sjellë nga Ramazan Beja në librin "Durrësi dhe italianët", një botim i ditëve të fundit, që hedh dritë në një nga periudhat e shkëmbimeve tregtare më të ngjeshura të qytetit antik me gadishullin Apenin

Tiranë, 30 janar 2012 – Mbi 120 biznese italiane operonin në qytetin e Durrësit në fundin e viteve 1930, ndërsa një pjesë e studentëve durrsakë të asaj periudhe në Itali, pas martesave me vajzat nga vendi fqinj kishin krijuar familjet e tyre në qytetin bregdetar.

Këto dhe shumë fakte të tjera janë sjellë nga autori Ramazan Beja në librin "Durrësi dhe italianët", një botim i ditëve të fundit, që ka ndriçuar më tej një nga periudhat e shkëmbimeve intensive tregtare të qytetit antik me gadishullin Apenin.

Libri ka karakter thuajse tërësisht dokumentar, duke trajtuar në 12 kapitujt e tij tema të rëndësishme të zhvillimit të qytetit, veçanërisht në transport, tregti, shërbime dhe industri. Autori Beja, përveç dokumentacionit të gjërë, ka shfrytëzuar dorëshkrimet e bashkëkohësve, si dhe kujtimet e familjarëve.

Mbi 80 studentë nga Durrësi mësuan në ato vite në universitetet e Romës, Milanos, Torinos, Bolonjës, Napolit, Firences, Barit, Bergamos, etj, shkruan në librin e tij autori Beja, dhe mes tyre, edhe plot emra të njohur të jetës shqiptare në fundin e viteve 1940, si Shefqet Beja dhe Nako Spiru.

Një listë e familjeve të krijuara në Durrës nga lidhjet e studentëve durrsakë me vajzat italiane ka ardhur thuajse e plotë në librin e autorit Beja, i cili nënvizon edhe vështirësitë e shumta që kaloi pikërisht për këtë arsye një pjesë e tyre në vitet e diktaturës komuniste.

Bizneset e ngritura në vitet 1920-1930 në qytetin bregdetar, veçanërisht në fushën e shërbimeve të hotelerisë, sjellin një pamje pak të njohur të Durrësit në prag të Luftës së Dytë Botërore. Fotot e godinave 70-8-vjeçare, të cilat kanë zënë vend në botimin e ri, sjellin elementët e hershëm të arkitekturës që u shfrytëzua në periudhën mes dy luftrave botërore.

Libri "Durrësi dhe italianët" është punimi i katërt i autorit Ramazan Beja mbi vendlindjen e tij dhe i shtohet botimeve të mëparshme "Durrësi 1900-1939" të studiuesit Sali Hidri dhe "Durrësi", të mjekut të njohur durrsak Ali Sula. (ATSh)

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Lunedì 30 Gennaio 2012 23:29