ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Gjashtë vjet pas vdekjes, ende nuk është realizuar galeria Ibrahim Kodra në Durrës

  • PDF

119 vepra në pikturë dhe skulpturë mbërritën në qytetin bregdetar në fundin e vitit 2005, me ndërmjetësinë e Fondacionit kulturor “Kodra” me qendër në Milano, por gjatë këtyre viteve vetëm pak prej tyre janë ekspozuar në raste veprimtarish artistike

Tiranë, 6 shkurt 2012 – Veprat e artistëve italianë që iu dhuruan bashkisë së Durrësit në nderim të mjeshtrit të pikturës Ibrahim Kodra vazhdojnë të mbeten të paekspozuara, megjithëse kanë kaluar 6 vjet nga vdekja e tij.

Projekti i vitit 2005 për ngritjen e një galerie me vepra të autorit të madh shqiptar dhe kolegëve të tij italianë nuk është realizuar ende. Ndërkohë që 119 vepra në pikturë dhe skulpturë mbërritën në qytetin bregdetar në fundin e vitit 2005, me ndërmjetësinë e Fondacionit kulturor “Kodra” me qendër në Milano, por gjatë këtyre viteve vetëm pak prej tyre janë ekspozuar në raste veprimtarish artistike.

Bashkia e Durrësit ka në dispozicion një sallë ekspozitash dhe ndërtimi i një galerie artesh figurative, kushtuar Ibrahim Kodrës, në këto vite ka qenë i pamundur.

Artistët bashkëkohës të Ibrahim Kodrës, nga qytete të ndryshëm të Italisë, dhuruan secili nga një vepër në shenjë respekti për kontributin e mjeshtrit të përmasave europiane.

Marrëveshja mes bashkisë së Durrësit dhe fondacionit “Kodra” parashikonte edhe hartimin e një katalogu me të dhëna për krijuesit dhe punimet përkatëse. Sipas burimeve nga bashkia e Durrësit, tablotë me përmasa mesatare dhe të mëdha aktualisht ruhen në mjediset e shtëpisë muze “Aleksandër Moisiu” dhe vetëm 25 prej tyre janë ekspozuar në veprimtarinë kombëtare “Poeteka 2009”.

Sipas të njejtit burim, mungesa e mjediseve të konservimit ka rënduar edhe gjëndjen e 1040 punimeve të autorëve vendas, kryesisht nga Durrësi, pjesë e fondit të Galerisë së Arteve që prej disa dekadash.

Ibrahim Kodra, që mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” mbylli sytë më 7 shkurt të vitit 2006 dhe nuk arriti të shohë të realizuar projektin e kolegëve të tij nga Italia, vendi në të cilin ai punoi dhe ku u bë mjaft i njohur si piktor krejtësisht i veçantë.

Kodra është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare të shekullit të kaluar.  Mjeshtri Kodra, i cili u largua nga Shqipëria në moshën 18-vjeçare për të studiuar në Akademinë e Arteve Figurative të Breras pranë Milanos, vdiq po atje në moshën 88-vjeçare. Trupi i tij tashmë prehet në kodrën e Ishmit, vetëm disa qindra larg fshatit Likmetaj, ku lindi më 22 prill të vitit 1918.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Lunedì 06 Febbraio 2012 09:48