sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Ministri i ri i Jashtëm Panariti, vizitën e parë në Romë

  • PDF

Do të vijë në Itali më 9 korrik Edmond Panariti, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë që në ndërrimet e fundit të qeverisë zuri vendin e Edmond Haxhinastos, sot ministër i Ekonomisë

Romë, 4 korrik 2012 – Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, menjëherë pas betimit para presidentit të Republikës, ka zhvilluar dje një takim me Ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani. 

Gjatë takimit në mjediset e MPJ-së, u shkëmbyen mendime rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Takimi bëri gjithashtu të mundur thellimin e disa çështjeve, të cilat do të trajtohen gjatë vizitës së Ministrit Panariti në Romë, në datën 9 Korrik, me ftesë të Ministrit italian të Punëve të Jashtme, Giulio Terzi.

Panariti është 52 vjeç, i diplomuar në mjekësi veterinare, vjen nga bota e shkencës dhe nuk ka asnjë eksperiencë diplomatike. Vitin e fundit ka mbuluar postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës.