mar 21 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti08:00:00 PM GMT

Click on the slide!

The Voice. Vullkani Elhaida Dani shpërthen në Adagio e shkon në gjysmëfinale

Këndon, emocionon e emocionohet, përlotet e meriton pa asnjë dyshim televotën e publikut. Për rjetet sociale në internet është The…

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Click on the slide!

40 mijë shoqata në listë për “5 për 1000”. Mes tyre edhe disa shqiptare

Botohet lista paraprake e enteve qe mund të zgjidhen nga taksapaguesit. Mes tyre edhe Scanderbeg e Parmës, Integra ONLUS e…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Franco Frattini Qytetar Nderi i Tiranës

  • PDF

Bashkia e Tiranës ka nderuar me titullin "Qytetar Nderi" ish ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini, për kontributin e tij të çmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë

Tiranë, 11 korrik 2012 – Ish-shefi i diplomacisë italiane, Franco Frattini është shpallur dje “Qytetar Nderi” i Tiranës. Në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha në Pallatin e Brigadave, Frattinit i janë dorëzuar çelësat e Tiranës me motivacionin “Për kontributin e çmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë”.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast qytetari i parë i Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se Frattini nuk merr sot çelësin e suksesit, pasi çelësat e zemrave të shqiptarëve i ka pasur prej kohësh.

I pranishëm në ceremoni, edhe kryeministri Berisha shprehu vlerësimin më të madh ndaj Frattinit, për rolin e tij jo vetëm në liberalizimin e vizave, por dhe në integrimet euroatlantik dhe atë Europian.

Vetë ish-ministri italian u shpreh i nderuar nga ky vlerësim ndaj tij, ndërsa shprehu bindjen se heqja e vizave nuk ishte as dhuratë as favor nga BE, por gjithçka ishte më se e merituar.

“Është një nder i madh për mua sa i përket nderit që më bëhet nga zoti. Basha dhe fjalët që tha Kryeministri Berisha. Kjo vizita e imja në Tiranë është dëshmi e nderit që më bëhet në një vizitë vëllazërore në Shqipëri. Është një nder i madh ku sot mu dorëzuan çelësat e Tiranës dhe kam kënaqësinë të shoh dhe ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qytetin e Tiranës. Shqipëria e meriton vërtet këtë përpjekje, dhe liberalizimi i vizave nuk ishte një dhuratë apo favor, por gjithçka më se e merituar”, eshte shprehur Frattini.

Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një takimi që ka pasur sot me deputetin e Parlamentit Evropian dhe ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini, vlerësoi maksimalisht rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për rrugëtimin integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, sidomos për liberalizimin e vizave.

Presidenti Topi e uroi Frattinin për titullin e nderit, ndërsa theksoi se “veprimtaria aktive si politikan e si diplomat, por edhe predispozicioni natyral i zotit Frattini në mbështetje të përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë meriton mirënjohjen e thellë të popullit shqiptar dhe institucioneve të vendit tonë".

Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend. Ata ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e gjetjes së vullnetit të duhur politik për kryerjen sa më parë të reformave, në përmbushje të kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian duke mundësuar kështu edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për t’u integruar në gjirin e familjes evropiane brenda këtij viti të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Ultimo aggiornamento Mercoledì 11 Luglio 2012 14:56