ven 24 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Mafia, sfida ndaj shtetit

Më 23 maj 1992. Në autostradën që nga Punta Raisi çon për në Palermo vritet gjykatësi Giovanni Falcone së…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Vitorja, Nënë Tereza e Triestes

  • PDF

Humanistja 70-vjeçare, fanse e Che Guevarës, Vitore Stefa Leka, ka lindur në Berat por prej vitit 1990 jeton në Itali, Trieste, ku të gjithë e njohin për shpirtin bujar, bamirës dhe të dhembshur, por edhe si aktiviste plot energji të shumë shoqatave. Emigrantët e thërrasin “nënë Tereza e Triestes” apo “Nana Loke”

S’lë pa përqafuar këdo që takon. I njohur a i panjohur qoftë. E rrethon me gjithfarë përkujdesjesh, thua se është i afërm i saj, prej një gjaku, i njohur kaherë. Veprimi tjetër i menjëhershëm i saj është të dijë ç’nevoja ka ai që po i qëndron përballë. Se mos ka diçka që e bën të vuajë. Jo më kot ‘Nana Loke’ e kanë quajtur kosovarët gjatë luftës së Kosovës, “Nënë Tereza e Triestes” e quajnë emigrantët shqiptarë në Itali. Emrin e vërtetë Vitore Stefa Leka, pakkush ia përmend humanistes me plot 37 medalje mirënjohjeje nga personalitete të vendit të saj dhe jo vetëm.

Trieste, nga rruga në shtëpinë e saj

Merr nga rruga e ço në shtëpinë e saj. Këtë ka bërë dhe bën vazhdimisht në Trieste në qytetin ku banoi që prej vitit ’90-të. Fillimisht për emigrantët shqiptarë, veçanërisht klandestinët, kur zbrisnin në Trieste e ishin njeri pa njeri. “Kërkoja shqiptarët që s’kishin një strehë ku të fusnin kokën, nëpër port, sa zbrisnin nga trageti apo duke fjetur nëpër stola, poshtë urës. Tek tragetet e dija që do të gjeja plot prej gjakut tim. Ishin pa strehë e bukë, pa një banjë ku të laheshin”, – thotë ‘Nënë Tereza e Triestes’, siç e quajtën më pas njerëzit që ndihmoi. Me aq sa mundej. Duke mbushur jo vetëm dhomat, por edhe korridorin e shtëpisë plot. “U shtroja një jorgan përtokë”.

“Kur nuk ia dilja me mundësitë e mia, vrapoja nëpër Kisha dhe kërkoja veshmbathje e ushqim atje”, tregon Vitorja.

Dyert hapur gjatë luftës në Kosovë

Është stërmbesë e Konstandin Kristoforidhit. Dhe fanse e Che Guevarës. D.m.th. nuk kishte si të mungonte ku ka përçapje për liri. Në luftën e Kosovës u hapi  përsëri dyert e shtëpisë së saj ushtarëve të UÇK-së. Atyre që merrnin udhën nga të katër anët e diasporës dhe prisnin transit në Trieste, për t’u nisur drejt ‘tokës amë’. Për t’u falur të njëjtat përkujdesje dhe atyre. Nga kjo kosovarët i dhanë emrin ‘Nana Loke’.

“Dilja prapë te trageti, sepse e dija që aty do të ishte dikush që do të kishte nevojë për një strehë, orientim, fjalë të ngrohtë, barna”, – tregon.

Parrullë të sajën kishte: “Ju kam vëllezër më thirrni motër!” Por të tjerët e quajtën “nënë”.

“Nënë Tereza? Ajo ishte nëna e dashurisë së gjithë botës. Unë nuk e bëra për të imituar atë. Jam thjesht Vitorja”, – përgjigjet.

Kitara e ushtarit të vrarë të UÇK-së

Kush i ka numëruar sa njerëz ka ndihmuar?! As vetë ajo. Por më të pashlyerin në zemër ka ushtarin kosovar, që i vdiq në duar, kitarën e të cilit e mban ende varur në shtëpi. Si përshpirtje sa ishte gjallë i kushtoi edhe poemën ‘Mos të shuhet ajo shpresë”. Por shpresa iu shua. “Jo ajo për atdheun ama! Të rrojë Shqipëria!”, thotë ‘Nana Loke’.

 “Ndihmova dhe fala vrasësin e babait tim”

Ishte një mes shumë të tjerëve. Ajo nuk e njihte djalin që po rrihte policia italiane. Me autoritetin që gëzonte në qytet, përpiqet ta ndihmojë. E merr në shtëpi. “Kur duhet ta përcillja dhe teksa ai i tha policisë emrin e babait të tij, u drodha e tëra. Ishte i biri i atij që kishte urdhëruar ekzekutimin e tim eti në gjyqet komuniste. Vetë i ati më ka marrë më pas në telefon dhe më falenderoi. Dhe…e fala. Nuk kemi ardhur në botë për të urryer. Ne shqiptarët jemi gjithsej sa gjysma e Milanos, por në vend që të ishim një, jemi gjysma me bukë, gjysma pa bukë, gjysma e korruptuar vjedh gjysmën tjetër”, thotë Vitorja.

Edhe Enver Hoxhën madje, shprehet se nuk ka të drejtë ta gjykojë. “Le ta gjykojë historia! Unë e kam hequr perçen e hakmarrjes”.

Shumë nga forcat që ka tani, i burojnë pikërisht si kundërpeshë ndaj shtypjeve dhe vuajtjeve në komunizëm. “Ato më bënë të kërkoja azil poltik në Itali në nëntor të ‘90-ës”. Dhe ndoshta ato e bënë këtë 70-vjeçare që është sot, qoftë për energjitë, e qoftë për bamirësinë.

Me insulinë në xhep

Kudo e kurdo që e thërrasin, merr rrugën e shkon, përpiqet me të gjitha fuqitë që ka. Edhe pse është plot 70 vjeçe dhe insulinën e mban me vete në xhep.  Gjendet këto ditë në Tiranë, ku u zhvillua kongresi i parë i Albanian Women Network, ku ajo ka rolin e këshilltares.

Mirënjohja, a kthehet?

Të pakta kanë qenë mirënjohjet që i janë kthyer pas. E thotë në mënyrë simbolike: “Kam marrë pesë falenderime”. Nuk do që ta pyesësh gjatë mbi këtë: “Nuk e bëj për të marrë diçka në shkëmbim. Më del nga shpirti, siç më del poezia”

Pasioni për poezinë

Ka botuar librat me poezi: ‘La liberta’, ‘Jetoj ringjalljen’, ‘Vetmi e largësisë’, ‘Plagë shpirti”. Ka gati romanin ‘Rrethi i hekurt”, si dhe vëllimet “Novela dhe kujtime”, “Ne të dënuarit” etj. Është bashkëautore në disa antologji me poetë nga disapora. Pjesëmarrëse në shumë aktivitete poetike. Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri.

Nga një familje e madhe

Stërmbesë e Kostandin Kristoforidhit dhe Gjergj Stefës (veprimtar në Lidhjen e Prizrenit). Bijë e Kostaq Stefës, Martir i Demokracisë, ish-nxënës i Harry Fultz, student në Firence, i pushkatuar nga regjimi komunist. Bijë e Eleni Stefës, “Mësuese e Popullit”, e cila feston në Itali 100-vjetorin e lindjes.

Magdalena Alla, Shekulli

Ultimo aggiornamento Martedì 19 Giugno 2012 11:51