ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Përurohet në Romë cikli i veprimtarive “Vendi përballë” – Photogallery

  • PDF

Më 17 shkurt u çel në Romë cikli i veprimtarive “Vendi përballë – Shqiptarët e Italisë festojnë 100 vjetorin e Pavarësisë”

Romë, 20 shkurt 2012 – “Shqipëria, vendi përballë”, cikli i aktiviteteve që po zhvillohen në Romë, në Muzeun e Qytetërimit Romak, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u përurua të premten e shkuar. Ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadës së Shqipërisë e asaj të Kosovës në Romë, autoritete të Bashkisë së Romës, miq shqiptarë, arbëreshë e italianë.

Pasditen e hapi ambasadori i Shqipërisë në Romë që u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe pas tij morën fjalën edhe organizatorët e veprimtarive dhe përfaqësues të Bashkisë së Romës e të Muzeut.

Më pas u mbajt kuvendi mbi rolin e arbëreshëve në 150 vjetorin e Bashkimit të  Italisë dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbrëmja u mbyll me shfaqjen e dokumentarit “Albania il paese di fronte” të Roland Sejkos në sallën Planetario të muzeut.

Në sallat madhështore të Muzeut të Civilitetit Romak të pranishmit kanë admiruar veprat e rreth 20 artistëve shqiptarë në Itali, me kurator artistin Xhovalin Delija. Një interes  të veçantë treguan edhe për  ekspozitën me dokumente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë të Arkivit qendror të Shtetit shqiptar, për fotografitë e mrekullueshme të ekspozitës së Alket Islamit mbi bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe për ekspozitën fotografike të realizuar nga studentët e shoqatës USAB.

Javët e kulturës janë organizuar nga Ambasada shqiptare, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Konsultën e të huajve në Romë, Edmond Godo, dhe ‘Bota Shqiptare – Gazeta e shqiptarëve në Itali’ e shqiptariiitalise.com. Në realizimin e veprimtarive kanë dhënë një kontribut të vyer Arkivi Qendror i Shtetit shqiptar, shoqatat e studentëve USAB e ASUF, shoqatat Integra ONLUS e Ejona Milano, komuna Vaccarizzo Albanese, kooperativa Xenia dhe të gjithë artistët pjesëmarrës me veprat e tyre.
Aktivitetet “Vendi përballë” do të vazhdojnë deri në ditët e para të marsit. Aktiviteti i ardhshëm është seminari që do të mbahet të enjten më 23 shkurt (ora 16.00) “Shqiptarët e Italisë 20 vite më pas” me pjesëmarrjen e Franco Pittau, Rando Devole, Alessandro Leogrande, Edmond Godo, Aldo Renato Terrusi, Darien Levani e Keti Bicoku.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Lunedì 20 Febbraio 2012 13:05