ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Kontrata e qëndrimit del në pension. Çfarë ka ndryshuar?

  • PDF

A mund të di çfarë ishte kjo kontrata e qëndrimit e çfarë ka ndryshuar për mirë tani që nuk duhet më?

E ashtuquajtura “kontratë qëndrimi” ishte pjellë e ligjit Bossi-Fini të vitit 2002, i cili me modifikimin e Tekstit unik të imigracionit (d.Lgs. 286/98) futi detyrimin për punëdhënësit të përpilonin “modelin Q” dhe t’ia nisnin atë me postë të porositur me lajmërim marrjeje Sportelit unik për imigracionin të provincës ku ishte marrëdhënia e punës.

Ishte jo vetëm një detyrim formal por një deklaratë e mirëfilltë e punëdhënësit që merrte përsipër t’i jepte punonjësit një stremi të përshtatshëm, si edhe të mbulonte shpenzimet e riatdhesimit në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Detyrime të shkruara vetëm në një copë letër që faktikisht askush nuk verifikonte nëse përmbusheshin apo jo. Riatdhesimet e shtetasve jokomunitarë të kthyer në klandestinë, edhe kur bëheshin, ishin në kurriz të ministrisë së Brendshme (njëherë e një kohë ekzistonte edhe Fondi për Riatdhesimet).

Kontrata e qëndrimit ishte barrë edhe për Kuesturat që mes dhjetëra dokumenteve duhet të kërkonin edhe një kopje të modelit Q  (kështu quhej modeli ku përpilohej kontrata e qëndrimit) dhe kuponin postar të nisjes së këtij dokumenti Sportelit Unike, si edhe fletë-lajmërimin e  marrjes nga Sporteli. Kështu, koha e përtëritjes së lejeve të qëndrimit zgjatej pasi fletë-lajmërimi i marrjes vonohej apo nuk mbërrinte, dhe jo gjithnjë ishte e lehtë të sigurohej në postë një dublikatë që të pranohej nga Kuestura.

Nga nëntori i shkuar, në kuadrin e thjeshtëzimeve të praktikave të punësimit, ku thuajse gjithçka bëhet on-line, modeli Q i nisur me postë u hoq. Nuk ka më kontratë qëndrimi, nuk ka më model Q. Nga 15 nëntori i shkuar, kush punëson një shtetas jokomunitar duhet të shkarkojë modelin UNILAV nga siti i Ministrisë së Punës dhe të Politikave Shoqërore, të vlefshëm për të gjitha punësimet dhe t’ia nisë Qendrës për Punësimin, ose INPS-it në rastin e punës shtëpiake, të paktën 24 orë para nisjes së marrëdhënies së punës (edhe në ditë festive).

 Avv. Mascia Salvatore

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."