ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti04:49:53 AM GMT

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Ambasadori Sequi mbështet nismat në ndihmë të zonave veriore

  • PDF

Konad ndërmerr nismën "Një kilogram për emergjencën", operatori e telefonisë celulare PLUS dhuron ushqime e karta me bisedë falas. Sequi: “Edhe me gjëra të vogla tregohet solidaritet. Po të arrijmë t’i sjellim buzëqeshjen një familjeje me fëmijë të vegjël sot në këtë kohë emergjence është diçka që ia vlen"

Tiranë, 19 shkurt 2012 – Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, i bashkohet nismës "Një kilogram për emergjencën" të ndërmarrë nga rrjeti i "Conad" për të dhuruar pako simbolike me ushqime për banorët e krahinave të bllokuara si pasojë e motit të keq.

Në një prononcim për mediat të dielën në mesditë, ambasadori Sequi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen solidarë me  banorët e izoluar nga dëbora në veri dhe verilindje të vendit. Ndërsa i është bashkuar nismës "Një kilogram për emergjencën", duke dhënë ndihma për banorët e izoluar, ambasadori Sequi ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë nga kushtet e vështira të motit. "BE po ndërmerr nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot, në këtë kohë emergjence, është diçka që ia vlen të bëhet", u shpreh Sequi.

Sipas tij, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e solidaritetit. "Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitoj disa prej zonave, mendoj të bëj diçka të vogël, por të mirë",  theksoi ai.

Edhe kompania shqiptare e telefonisë së lëvizshme "PLUS Communication", po mbështet me ndihma ushqimore si dhe me karta telefoni me kohë bisede falas, banorët që gjenden prej disa ditësh, të bllokuar nga bora e dëndur në zonat veriore të vendit.

Kjo kompani ka vendosur të shpërndajë 1000 karta SIM PLUS me kohë bisede falas për përdorim nga ana e banorëve të bllokuar nga dëbora. Burime nga PLUS bëjnë të ditur se kësaj nisme i janë solidarizuar edhe punonjësit e operatorit celular PLUS, që gjithashtu kanë kontribuar vullnetarisht në këtë donacion.

Lexo edhe:

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Domenica 19 Febbraio 2012 18:23