ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti04:49:53 AM GMT

Click on the slide!

Për ndryshimin e rezidencës nuk shkon më në Komunë. Kërkesa me postë, faks apo internet

Të vetmit që besojnë se Trofta ka studiuar e ka marrë diplomën e shkollës së lartë mbeten ata të universitetit…

Click on the slide!

Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unë s’di gjë!”

Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni të kem marrë diplomë universitare më 2010”. Të vetmit që besojnë se Trofta ka…

Click on the slide!

In più di mille gridano: "Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!"

Crescono le adesioni all’appello lanciato da Shqiptariiitalise.com. I commenti dei lettori: "Il governo albanese si faccia sentire" Roma – 17…

Click on the slide!

Në Shqipëri 36 sportele punësimi për emigrantët e kthyer

Sporteleve u janë drejtuar për periudhën 2010-2011, rreth 2.000 emigrantë të kthyer, ndërsa në vitin…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Vriten dy ushtarakë shqiptarë në Afganistan

  • PDF

Indice
Vriten dy ushtarakë shqiptarë në Afganistan
Presidenti Topi: “Keqardhje dhe pikëllim...
Tutte le pagine
Dy komando shqiptarë kanë humbur jetën ditën e hënë në provincën e Kandaharit, në Afganistan, pasi u ndodhën në mes të një konflikti të armatosur.

Tiranë, 20 shkurt 2012 - Ministria e Mbrojtjes njofton se sot kanë humbur jetën në Afganistan ushtarakët Feti Vogli, komandant i grupit të parë special, dhe Aleksandër Peçi, specialist i armatimeve.

“Sipas njoftimit paraprak të ardhur në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, mbështetur në raportin e dhënë nga Komandanti i Kontigjentit “EAGLE-4” të trupave tanë me mision në Afganistan, nënkolonel Behar Mara, mësohet se sot, në ora 15:05, në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Volgi, si dhe një grup nga Batalioni 2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike dhe një mitraloz i lehtë)” thuhet në komunikatën e Ministrisë së mbrojtjes.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”. Komandanti i Grupit I Special, Kapiten Feti Bedri Vogli dhe N/Tetar Aleksandër Jak Peçi (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

“Ministria e Mbrojtjes, shtabi i përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura marrin pjesë në hidhërimin e thellë dhe i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat për kthimin në atdhe të trupave të të ndjerëve”, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.



Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."

Ultimo aggiornamento Martedì 21 Febbraio 2012 12:07