sab 25 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

Click on the slide!

Letërsia shqiptare në Panairin e Librit në Torino, një eksperiencë e bukur për t'u përsëritur

Prania për herë të parë e një stende shqiptare në Panair u mirëprit nga vizitorët e shumtë dhe personalitetet e…

Click on the slide!

Marrja e shtetësisë italiane nga ata që kanë lindur në Itali

Kush lind në Itali nga prindër të huaj mund të përdorë një rrugë preferenciale për t'u bërë shtetas italian, por…

Click on the slide!

Ylli i The voice of Italy quhet Elhaida Dani

20-vjeçarja nga Shkodra,  e preferuara absolute e publikut të gjerë, arrin në finalen e The voice of Italy Elhaida Dani…

Click on the slide!

Marsida Koni sjell muzikën e kompozitorëve shqiptarë në skenat italiane

Pianistja promovon në Chieti, Pescara e Cesena diskun e saj “Historia ime…”  Romë, 22 maj 2013 – Pianistja elbasanase…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Ditë historike për Kosovën. GDN vendos: "Nga shtatori pavarësi e plotë"

  • PDF

Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Në takimin e sotëm, vendet që e kanë njohur pavarësinë deklaruan se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrje

Ashtu siç pritej, sot Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, që përbëhet nga 23 shtete evropiane, SHBA-ja dhe Turqia, dhe që ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës ka vendosur që nga dita e sotme, Kosovës t’i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) të pushojë në shtator. Lajmi raportohet nga mediat në Kosovë, të cilat citojnë deklaratën e shefit të ICO-së Piter Feith, dhënë gjatë një videokonference të mbajtur në Vjenë, pas takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, takim në të cilin merrte pjesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Feith gjithashtu ka thënë që veriu i Mitrovicës nuk do të ndahet dhe nuk do të jetë një konflikt i ngrirë, por do të integrohet. Ndërkohë kryeministri Thaçi ka mirëpritur këtë vendim, duke shtuar se Kosova deri në shtator do t’i kryejë të gjitha detyrimet.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë shtetërore,”- ka theksuar Kryeminsitri Thaçi, duke vënë në dukje reformat e kryera nga qeveria e tij për mbrojtjen e pakicës serbe dhe të trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë.
"Konsideroj se të gjithë bashkë, kemi bërë një punë të shkëlqyer, e cila e ka kthyer Kosovën në shtet të respektuar në rajon dhe me gjerë. Unë e di se ende kemi punë për të bërë: duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë, duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik, të realizojmë potencialin tonë të plotë të decentralizimit dhe të sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e tyre është përgjegjëse për nevojat e tyre”, është shprehur Thaçi.

“Komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të vendosë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”, tha dje ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger në një deklaratë për agjencinë e lajmeve DPA. “Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovë. Kosova tashmë është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbët e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj”, tha ai.

Megjithatë, Bashkimi Evropian e vazhdon praninë e tij në Kosovë me misionin EULEX për polici dhe sundim të ligjit, ndërsa janë të pranishme edhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.

Më tutje, Spindelegger, në intervistën për agjencinë DPA, theksoi se “prania e vazhdueshme e trupave ndërkombëtare mbetet e domosdoshme për shkak të situatës në veri të Kosovës, e cila nuk është zgjidhur krejtësisht”.

 



 

Ultimo aggiornamento Lunedì 02 Luglio 2012 15:57