gio 20 giugno 2013

Ultimi aggiornamenti12:32:37 PM GMT

Click on the slide!

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës

Më 2 qershor përfaqësues shoqatash kanë organizuar në Parma një tavolinë të rrumbullakët me temë “E drejta e votës dhe…

Click on the slide!

Roland Sejko: "Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi"

Parla il regista di "Anija, la Nave" il documentario sull’esodo degli anni novanta che ha vinto il David di Donatello…

Click on the slide!

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Nga leja e qëndrimit te shtetësia, nga shërbimi shëndetësor te çështje që lidhen me tregun e punës, për çdo dyshim…

Click on the slide!

Përurohet tuneli i Kërrabës

Punimet me vlerë prej  101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizuan në…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Hakmarrja përgjak Tiranën

  • PDF

Vritet në mes të Tiranës për gjakmarrje 71 vjeçari Mark Shkreta. Djemtë e tij kishin vrarë pak kohë më parë në Mamurras 9-vjeçarin I. Llani

Tiranë, 19 korrik 2012 – Ka kaluar veç një muaj  kur hasmëria mes familjeve i mori jetën 17 vjeçares Marie dhe gjyshit të saj Kolë Qukaj, e sot në mëngjes, për të njëjtën arsye, përgjaken rrugët e Tiranës. Këtë radhë viktima është Mark Shkreta, 71 vjeç.

Mark Shkreta, babai i dy vëllezërve Shkreta,  të cilët ekzekutuan pak kohë më parë në Mamurras 9-vjeçarin I. Llani dhe plagosën xhaxhain e tij,  Muharrem Llani, banues ne Mamuras,është vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ndodhi sot, rreth orës 06.30, në rrugën Hoxha Tahsim pranë farmacisë nr.5 në Tiranë.  

Viktima është babai i Oligert dhe Maringlen Shkretës, të cilët janë arrestuar për vrasjen e një fëmije 9-vjeç dhe plagosjen e një shtetasi, ngjarje e ndodhur para 2 muajsh në Mamurras.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autor i vrasjes të jetë Jetmir Llani, 33 vjeç, banues në Mamurras,  ndërsa motivet e saj duhen kërkuar te hakmarrja, pasi para 2 muajsh djemtë e viktimës i kanë vrarë Jetmir Llanit djalin 9-vjeç, dhe i kanë plagosur vëllain. Policia, bashkë me Prokurorinë e Tiranës po punojnë intesivisht në drejtim të dokumentimit ligjor të kësaj ngjarjeje, lokalizimin dhe kapjen e autorit Jetmir Isuf Llani, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas shifrave të dhëna së fundmi nga Top Channel gjatë vitit të kaluar, përqindja e vrasjeve për gjakmarrje shënuan rekordin e 8 viteve të fundit duke arritur në pesë për qind të vrasjeve zyrtare. Shtatë persona humbën jetën si rezultat i këtij fenomeni, nga 134 në total që regjistroi Shqipëria vitin e shkuar.

Por, lexohet më tej në materialin e përgatitur nga televizioni në fjalë, “si pasojë e vrasjeve u detyruan të ngujohen edhe 4 familje te tjera. Vrasja për gjakmarrje ka regjistruar në vend shifrën 0 sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme vetëm në vitet 2008 - 2009, por shpeshherë opozita akuzon në komisionet e ndryshme parlamentare se manipulohet me këtë statistikë, ndërsa deputetët e mazhorancës nuk e konsiderojnë këtë fenomen si një rrezik real për shoqërinë...

Një studim i para tre viteve, organizuar nga Forumi i Mendimit të Lirë me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, tregonte se në qarkun e Shkodrës ishin te ngujuara 84 familje, me rreth 400 persona nga te cilët 94 fëmijë. Me ndryshimet e bëra pesë vjet më parë, Kodi Penal parashikon si vepër penale detyrimin për ngujim dhe dënon kërcënuesit me 3 vjet burg e 1 milion lekë gjobë. Por deri tani, askush nuk është dënuar në bazë të këtij neni, e madje asnjë hetim zyrtar nuk është hapur edhe pse është dokumentuar zyrtarisht numri i familjeve të ngujuara”.