mar 18 giugno 2013

Ultimi aggiornamenti07:03:36 AM GMT

Click on the slide!

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Nga leja e qëndrimit te shtetësia, nga shërbimi shëndetësor te çështje që lidhen me tregun e punës, për çdo dyshim…

Click on the slide!

Përurohet tuneli i Kërrabës

Punimet me vlerë prej  101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizuan në…

Click on the slide!

Roland Sejko: "Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi"

Parla il regista di "Anija, la Nave" il documentario sull’esodo degli anni novanta che ha vinto il David di Donatello…

Click on the slide!

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës

Më 2 qershor përfaqësues shoqatash kanë organizuar në Parma një tavolinë të rrumbullakët me temë “E drejta e votës dhe…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Aksident i rëndë rrugor. Vdes 36 vjeçari Islami, rëndë i biri

  • PDF

Një aksident i rëndë në provincën e Teramos i ka marrë jetën Maksim Islamit. Janë pagosur katër të tjerë, mes të cilëve i biri 8 vjeç dhe prindërit e viktimës

Romë, 7 gusht 2012 – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në në kryqëzimin mes rrugëve provinciale 8 dhe 8A mes komunave Sant’Omero dhe Nereto të Teramos. Në një përplasje ballore mes një Fiat Stilo dhe një Lancia Delta ka humbur jetën Maksim Islami, 36 vjeç, rezident në Sant’Omero. Me të në Fiat edhe i biri 8 vjeç, Davidi,  dhe prindërit Ruzhdi dhe Naze Islami 61 dhe 56 vjeç, ndërsa në Lancia udhëtonte 22-vjeçari M.M. nga Sant’Egidio alla Vibrata.

Maksim Islami ka vdekur në vend, i biri në gjendje kritike është dërguar me helikopter në spital të Teramos e po atje janë dërguar edhe gjyshërit në gjëndje të rëndë ndërsa 22-vjeçari i makinës tjetër është dërguar në spitalin e Giulianos ku është shtruar në rianimacion.

Policia rrugore dhe zjarrfikësit, pasi kanë nxjerrë të plagosurit nga llamarinat e shtrëmbëruara të makinave po përpiqen të zbardhin shkaqet e përplasjes ballore të dy automjeteve.

Ultimo aggiornamento Mercoledì 08 Agosto 2012 14:17