mer 22 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti01:01:32 PM GMT

Click on the slide!

“Nën bluzën time” - Shpirti i trazuar i Irma Kurtit

Hidhen në treg në gjuhën shqipe tre libra të Irma Kurtit Janë tre botime në zhanre të ndryshme, ato që…

Click on the slide!

Romë. Shqipëria sërish në Mundialido, turneun e futbollit për të huajt

Ceremonia e hapjes së edizionit XV të turneut të futbollit për komunitetet e të huajve mbahet të shtunën më 25…

Click on the slide!

Cittadinanza. Anche questa volta una battaglia persa?

PD e SEL ne hanno fatto una bandiera da campagna elettorale, ma per una riforma indispensabile al Paese bisogna negoziare…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Varese. Humbet jetën në punë 42-vjeçari shqiptar i helmuar nga gazra toksikë

  • PDF

Po punonte me një koleg në për lyerjen e disa pusetave të ujërave të zeza në Castiglione Olona të Vareses. Janë ndier keq që të dy për shkak të gazrave toksikë të bojërave

Varese. Humbet jetën në punë 42-vjeçari shqiptar i helmuar nga gazra toksikëRomë, 29 maj 2012 – Një punëtor shqiptar, 42 vjeç, ka vdekur në spital ku ishte çuar me urgjencë bashkë me një koleg të tij 29 vjeç italian, që i ka shpëtuar vdekjes por ndodhet akoma në gjendje të rëndë.

Dy punëtorët, të Seprio Srl, kanë mbetur të toksikuar gjatë punës për mirëmbajtjen e pusetave. Ishin në brendësi të pusetës, në katër metra thellësi, kur u janë marrë mendt e u ka rënë të fiktë nga thithja e gazrave të bojës, material toksik, me të cilën lyenin paretet e kolektorit të ujërave të zeza. Kjo punë i kushtoi jetën 42-vjeçarit shqiptar rezident në Lomazzo, ndërsa gjendja mjekësore e 29 vjeçarit nga Tradate është shumë e rëndë.

Fatkeqësia ka ndodhur në sheshin XXIV Maggio të Castiglione Olona, rreth orës 16.30 të të martës (29 maj). Ajo që duhet të ishte një punë rutinë, papritur u kthye në tragjedi. Dy kolegët e futur në puset kanë humbur ndjenjat dhe kanë qenë kolegët në sipërfaqe që e kanë kuptuar pak a shumë ç’po u ndodhte dhe i kanë nxjerrë. Është thirrur ndihma e shpejtë që ka ndërhyrë bashkë me zjarrfikësit dhe kanë dërguar menjëherë në spital dy personat e helmuar. Për 42-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë, pas pak orësh ka dhënë shpirt në spital, kolegu i tij 29 vjeç vazhdon të luftojë me vdekjen.

Ultimo aggiornamento Martedì 29 Maggio 2012 22:50