gio 20 giugno 2013

Ultimi aggiornamenti12:32:37 PM GMT

Click on the slide!

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës

Më 2 qershor përfaqësues shoqatash kanë organizuar në Parma një tavolinë të rrumbullakët me temë “E drejta e votës dhe…

Click on the slide!

Përurohet tuneli i Kërrabës

Punimet me vlerë prej  101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizuan në…

Click on the slide!

Roland Sejko: "Dalle navi degli albanesi scese l’Italia di oggi"

Parla il regista di "Anija, la Nave" il documentario sull’esodo degli anni novanta che ha vinto il David di Donatello…

Click on the slide!

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Nga leja e qëndrimit te shtetësia, nga shërbimi shëndetësor te çështje që lidhen me tregun e punës, për çdo dyshim…

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks

Shefqet Dajiu Firmëtari i pavarësisë, i persekutuar nga diktatura

  • PDF

Shefqet Dajiu, avokat, veprimtar politik, arsimdashës, dhe një ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë, sot vlerësohet për kontributin që dha për vendin e tij por diktatura komuniste e dënoi ashtu si shumë firmëtarë të tjerë

Historiani Kujtim Bevapi thotë se “Shefqet Dajiun e burgosi diktatura komuniste bashkë me djalin e tij 21 vjeçar si armik të popullit të tij, duke e quajtur kolaboracionist, pasi kishte mbrojtur Shefqet Bej Vërlacin ( kryeministrin e vendit gjatë pushtimit italian).  U dënua me 30 vite heqje lirie dhe vdiq në burg”. Feriti u dënua me 9 vjet burg".

Gjatë diktaturës komuniste familja e Shefqet Dajiut do të kalonte shumë vuajtje. Feriti, i biri i arrestuar bashkë me të, u dënua me 9 vjet burg, e më pas fëmijët e tij nuk u lejuan të shkolloheshin.

“Shefqet Dajiu nuk ishte vetëm firmëtar i Pavarësisë së vendit, por edhe një njeri i shkolluar e intelektual. Ai lindi në vitin 1882 në Elbasan, ku kreu mësimet e para në shkollën turke  “Idadie”. Më pas në vitin 1905 ai vazhdoi studimet në Stamboll për Drejtësi. U kthye në Shqipëri dhe u emërua prefekt në qytetet Skrapar dhe Pogradec. Në vitet 1910-1912 Shefqeti punoi si mësues në Dibër, ku dha gjuhën shqipe.

"Në Dibër ai drejton shkollën Normale ku krahas degës turke, hapi edhe degën shqipe. Në vitin 1912 Shefqet Dajiu zgjidhet delegat i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe emërohet shkronjësi i dytë, mbas Luigj Gurakuqit. Ai ishte një ndër firmëtarët e Pavarësisë që bashkë me Ismail Qemalin shpallën vendin të pavarur. Një kopje të dokumentit të pavarësisë e ka familja e Shefqetit, mbesa e tij Ballkyzi, e cila jeton në Tiranë prej shumë vitesh", tregon Bevapi.

Nga viti 1914-1920 punoi avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 botoi një “ Abetare” në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1938 përktheu nga turqishtja librin. “Ç’është Kur’ani”, duke e pajisur edhe me një pasthënie.

Mbas vitit 1920 Shefqet Dajiu ishte deputet dhe përfaqësonte grupimin e forcave politike të qytetit të Elbasanit.
Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. Në vitin 1946 ai vdiq në burg, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 68-vjeçare. Në kohën e diktaturës gjithçka që i përkiste familjes së Shefqet Dajiut u shtetëzua, djali i tij i madh Feriti, u detyrua që të punonte në ullishtë e më pas si bojaxhi, ndërsa pesë vajzat e Shefqetit u martuan disa me familje të varfra dhe të tjera familje të njohura, intelektuale por të persekutuara nga diktatura.