Nis sonte PriFest. Në program mbi 70 filma - Shqiptari i Italisë

Kulturë
Prishtina Internacional Film Festival, PriFest, do të nisë sot në mbrëmje për të vazhduar deri më 29 prill. Festivali do të kthejë kryeqytetin e Kosovës në një sallë të madhe kinemaje, ku do të shfaqen mbi 70 filma të rinj edhe kult.
Edicioni i tetë i PriFest do të çelet me projektimin në orën 21:00 të filmit “Mediterranea” i regjisorit Jonas Carpignano, në prani të një prej aktorëve, Alassane Sy.
Përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur jo vetëm me filma por edhe me ëorkshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e me vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike”. Detaje mbi programin e plotë në sitin zyrtar të festivalit.