Ansa: “Shqipëria, destinacion turistik për italianët” - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
“Pas dhjetëra vjetësh izolim, vendi i vogël ballkanik, i futur në Rough Guides mes 10 destinacioneve më të mira për 2016-tën, ndjell interesin e operatorëve turistië”. Kështu shkruan agjencia italiane e shypit ANSA në një shkrim të shkurtër rreth Shqipërisë turistike.
ANSA kujton se për të parën herë, Shqiëria shfaqet këtë vit edhe në katalogun veror të grupit Alpitour me disa lokalitete bregdetare si Vlora dhe Saranda dhe me turne historike të ofruara nga Francorosso.
“Në vitin 2016 – tregon ministrja e Turizmit Milva Ekonomi – ka pasur nj rritje të lartë të turistëve: 4,3 milionë, 15% më shumë se një vit më parë. Sektori është ndër më të rëndësishmit në Shqipëri me një xhiro prej 1,5 milion euro apo 7% e PBB”. Janë në rritje ardhjet nga Kosova e Maqedonia, por edhe nga Gjermania, Polonia e Italia.
Sipas ANSA-s, Shqipëria, e cila nga viti 2014 është vend kandidat për në BE e sot në prag zgjedhjesh parlamentare, është një kantier i madh: investohet kryesisht në infrastruktura, edhe me ndihmë nga jashtë falë edhe stimujve si TVSh e ulët, nga 20 në 6% për sektorin e hotelerisë.