Eurosong, Eugent Bushpepa çon Shqipërinë në finale - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Ndër dhjetë të kualifikuarit e gjysmëfinales së parë edhe përfaqësuesi shqiptar me Mall (Video)

Në finalen e të shtunës së Festivalit Evropian të këngës në Lisbonë do të jetë edhe Shqipëria. Në gjysmëfinalen e parë, përfaqësuesi i Shqipërisë Eugent Bushpepa, që në Eurosong solli këngën Mall, në gjuhën shqipe, u rendit i teti mes gjashtëmbëdhjetë pjesëmarrësve duke fituar kështu të drejtën e prezantimit edhe në finale.

Veçantia e këtij edicioni është se në të marrin pjesë tre shqiptarë që përfaqësojnë tre vende të ndryshme. Veç Bushpepës, është edhe Ermal Meta, fitues bashkë me Fabrizio Moro i Sanremo-s së fundit, që përfaqëson Italinë, si edhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.

Advertisement