Kosova. Shpengimi i të rinjve në muzikë dhe futboll - Shqiptari i Italisë

Lifestyle
Të rinj me origjinë kosovare po shkëlqejnë sot në muzikë dhe futboll, duke u kthyer në simbole të një populli të ri e dinamik dhe në idhuj e frymëzues krenarie kombëtare
Nga Lavdrim Lita, East Journal

Muzika ka qenë gjithnjë pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Në Kosovë, përveç muzikës folk, edhe muzika pop, rap dhe rock po bëhen gjithnjë e më popullore, veçanërisht falë interpretueseve vajza. Sot nga e gjithë bota vëmendja është përqendruar te Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha. Yje të muzikës pop që po çajnë përpara në renditjet ndërkombëtare dhe që kanë si pikë të përbashkët fakin se janë bija të diasporës së madhe kosovare.

Rita Ora, në zyrën e Gjendjes Civile Sahatçiu, e lindur në Prishtinë për e rritur në Britaninë e Madhe, është një nga kënkëtaret e reja më në modë e viteve të fundit. Dua Lipa, e lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër nga Prishtina, dhe që ka jetuar për disa vjet në Kosovë gjatë adoleshencës së saj, po bëhet e njohur në Evropë falë këngës Be the one, prej disa ditëve në top ten të këngëve më të shiturave. Yjet premtuese Bebe Rexha dhe Era Istrefi, nga familje kosovare, sapo kanë hyrë në panoramën botërore të muzikës.

Jo vetëm muzikë

Edhe futbolli po kthehet në një arsye krenarie kombëtare falë diasporës. Kombëtarja e Shqipërisë është thuajse e gjitha e përbërë nga lojtarë me prejardhje nga Kosova. Plot 13 futbollistë të pranishëm mes kuqezinjve jaënë me origjinë kosovare (Ertrit Berisha, Gashi, Gjimshiti, sa për të përmendur ndonjë) dhe luajnë në skuadra të mëdha të kampionateve më të rëndësishme të Evropës.

Ndërsa shumë të tjerë, duke pasur shtetësi të dyfishtë dhe duke qenë të rritur jashtë Kosovës, kanë vendosur të luajnë me kombëtaret e vendeve që i kanë adoptuar. Kështu për shembull, Xherdan Shaqiri, futbollist shqiptar i kombëtares zvicerane, luan me  skuadrën Stoke City, më parë me Bayern të Mynihut dhe Inter. Granit Xhaka, edhe ky i kombëtares zvicerane luan me Arsenal-in,  ndërsa vëllai i tij Taulanti është në radhët e kuqezinjve. Edhe zvicerani Valon Behrami, që në të shkuarën ka lozur në skuadrat e Napolit, Fiorentinës dhe Lazios, është me origjinë nga Kosova. Prej pak kohësh kombëtarja kosovare e futbollit është pranuar nga FIFA dhe UEFA dhe priten rezultate të mira.

Përqindja e lartë e zvicero-kosovarëve nuk është rastësi. Komuniteti kosovar në Zvicër ka rrënjë të thella. Duke filluar nga vitet ‘60, një marrëveshje mes Bernës dhe Beogradit bëri të mundur që shumë punonjës kosovarë të transferoheshin në Zvicër. Një tjetër motiv i këtij emigracioni ishin persekutimet e regjimit të Millosheviçit gjatë viteve ’80: kulmi u arrit me luftën e vitit 1999 kur emigruan në Zvicër rreth 53 mijë kosovarë.

Me gjithë këtë eksod, Kosova është akoma një vend të rinjsh: dy milionë banorët e saj kanë moshën mesatare më të ulët të Evropës, gjysma e tyre është nën 27 vjeç. Nga ana tjetër, thuajse 60% janë të papunë. Futbolli dhe muzika shqiptare e Kosovës përpiqen të jenë kolona zanore e një populli dinamik që do të jetojë dhe të jetë i lumtur.

Artikulli në origjinal në East Journal KOSOVO: Il riscatto dei giovani tra musica e calcio