Premtimi i De Biasit: "Nëse Shqipëria fiton ndaj Italisë..." - Shqiptari i Italisë

Lifestyle

Ethet e takimit Itali-Shqipëri

Tiranë, 23 mars 2017 – Gianni De Biasi ka bërë një premtim surprizë në rast se kuqezinjtë fitojnë ndaj Italisë të premten në Palermo. Ai është gati të realizojë “rrugëtimin e Santiagos”  që përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshme dhe njëkohësisht më të lodhshme në botë. Një rrugëtim në këmbë prej rreth 800 kilometrash, që nga vargmalet Pirenej deri në qytetin e Santiago De Kompostela në krahinën e Galicisë në Francë.

Tekniku e ka bërë këtë premtim në studiot e kanalit televiziv “Sky Sport”, gjatë një interviste në të cilën ka folur edhe për mundësitë e Shqipërisë në ndeshjen kundër Italisë.

“Nëse Shqipëria mund Italinë jam gati të bëj Rrugëtimin e Santiagos thuajse plotësisht”, ishte premtimi i trajnerit të kuqezinjve përpara kamerave.

Në këtë intervistë, De Biasi ka analizuar edhe atë që e pret në fushë në Palermo, ku sigurisht nuk parashikon një ndeshje të lehtë. “Nga Italia e Contes, te ajo e Venturas, sigurisht kanë ndryshuar lojtarët, të cilët, sipas meje, po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në kampionatin italian. Është katërshja e sulmit apo edhe lojtarë që luajnë jashtë si Verrati i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, deklaroi De Biasi duke treguar në njëfarë mënyre edhe kujt i trembet. (ATSh)