ANSA: "Pritë në Tiranë, vritet bankieri dhe botuesi i njohur" - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali

Lajmi i vrasjes së Artan Santos, mëngjesin e sotëm në Tiranë, përcillet edhe nga agjencia e lajmeve ANSA që vë në dukje se "ai është vrarë në qendër të Tiranës, në zemër të zonës financiare dhe politike të kryeqytetit shqiptar, pak dhjetëra metra nga selia e Kuvendit dhe e Qeverisë"... "në hyrje të Credins Bank, institut i rëndësishëm bankar i kontrolluar nga sipërmarrës shqiptarë, i të cilit Santo ishte drejtor e bashkëpronar".

"Santo ishte pronar i një prej kanaleve televizivë të lajmeve me profil ekonomik, Scan Tv, - thotë ANSA mbi profilin e Artan Santos - dhe ortak me 50% të kuotave i grupit mediatik Fokus Group që kontrollon një nga kanalet televizive më të rëndësishme të lajmeve, News 24, të përditshmen Gazeta Shqiptare, një nga portalet e informacionit më të ndjekur Balkanëeb dhe Radio Rash".

Lexo edhe:
Reagime pas vrasjes së biznesmenit Artan Santo
Atentat në Tiranë, vritet Artan Santo