Presidenti Meta mbështet Geri Ballon: “Është tregues i integrimit dhe suksesit të emigrantëve” - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Ilir Meta përkrah kandidaten për Europarlamentin e shprehet i sigurt se Ballos nuk do t’i mungojë mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve të Italisë
 

Romë, 22 Maj 2019 – “Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj”. Kështu Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shpreh sot në mbrëmje mbështetjen e tij për Geri Ballon, shqiptaren e Italisë që kandidon në krahinat e Jugut për zgjedhjet europarlamentare të 26 majit. 

“Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. – shkruan presidenti në mesazhin e tij të përcjellë përmes rrjetit social Facebook – Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE”. 

Leggi anche: 
Geri Ballo, un’Albanese d’Italia per il Parlamento Europeo
Perché Geri Ballo è la scelta giusta!
Visita la pagina di Geri Ballo

“Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian” mbyll mesazhin e tij presidenti Meta. 

Ky mesazh mbështetjeje i presidentit për Geri Ballon nga vendlindja u shtohet atyre të ditëve të fundit si ai i ambasadores së Shqipërisë në Romë, Anila Bitri Lani, i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, i shkrimtarit  e ish ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj. 

Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e...

Pubblicato da Ilir Meta su Mercoledì 22 maggio 2019