“Votoni PD për një Evropë solidare e të drejtë”. Thirrja nga Shqipëria për shqiptarët e Italisë - Shqiptari i Italisë

Shqipëri-Itali
Nisma është e Circolo Partito Democratico Albania, në bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe Forumin Rinor Socialist

Romë, 19 maj 2014 – “Gjithçka nis nga një zgjedhje. E imja është PD, sepse Evropa që dua është solidare, e drejtë e mbi të gjitha nuk lë asnjë mënjanë”. Është ky mesazhi që vjen nga Shqipëria për të gjithë shqiptarët e Italisë që kanë të drejtën e votës për zgjedhjet evropiane të 25 majit.

Me një video treminutëshe, nismë e Circolo Partito Democratico Albania, Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste e kryeministër i vendit, të rinj shqiptarë të Forumit të të Rinjve Socialistë dhe Ismail Ademi, sekretar i Circolo PD Albania, ftojnë mijëra shqiptarët me shtetësi italiane të marrin pjesë në votimet e 25 majit e të japin votën e tyre për PD-në e Matteo Renzit dhe për Martin Schulz për president të Komisionit Evropian.

Të njëjtin mesazh kryeministri Rama e dha edhe në Torino, kur nga Salloni i Librit, pasi u takua me Kryetarin e Bashkisë Piero Fassino, një nga eksponentët e Partito Democratico, u bëri thirrje publike shqiptarëve në Itali të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian: “Jo vetëm Shqipëria ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka sot nevojë për shqiptarët e Italisë. Nuk duhet të lini t’ju ikë kjo mundësi. Dhe, pa asnjë dyshim, votoni për Partinë Demokratike Italiane që është e vetmja forcë e madhe e këtij vendi …”.

Leggi in italiano: Europee. Il Partito Democratico chiede il voto anche agli albanesi