Rugby, Kombëtarja (italiane) e Shqipërisë - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë

Nëse nuk e dini që Shqipëria ka një përfaqësuese të vetën edhe në Rugby, është koha ta mësoni.  Janë 26 të rinj shqiptarë që pak muaj më parë kanë krijuar në Pordenone Kombëtaren Shqiptare të Rugby-t. Dhe para pak ditëve kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë si përfaqësues të Shqipërisë

Nëse nuk e dini që Shqipëria ka një përfaqësuese të vetën edhe në Rugby, është koha ta mësoni. Janë një grup djemsh që jetojnë në Itali dhe luajnë këtë sport me skuadra të ndryshme italiane të të gjitha kategorive. 26 të rinj shqiptarë që më 6 shkurt 2010 u mblodhën për të parën herë në Pordenone dhe krijuan Kombëtaren shqiptare të Rugby-t. Mes tyre Sevian Daupi, 21 vjeç, që luan me Casinò Venezia Mestre, Ogert Paco, 31 vjeç që luan me Algheron, 30 vjeçari Damin Buzaj i skuadrës Gran Parma, Adrian Suli i Rugby Lecco, Rudi Meca, Arjel Selfo, Argent dhe Indrit Lumi të Valchiampo (Chiampo, Vicenza) e shumë të tjerë. Që të gjithë sportistë të mirë me një ëndërr të përbashkët, të mbledhin sa më shumë ragbistë shqiptarë rreth përfaqësueses se Shqipërisë në mënyrë që ajo të jetë e denjë për gara ndërkombëtare.

Projekti lindi edhe falë vullnetit të Piergiorgio Grizzos, instruktor Rugby në Pordenone që ka pikasur fëmijët shqiptarë nëpër shkolla teksa promovonte këtë sport tek më të vegjlit: “Shkollat e provincës së Friulit janë plot me fëmijë shqiptarë me aftësi atletike dhe karakter sportiv mbi mesataren. Disa syresh kanë një forcë shpërthyese, duken të lindur për rugby”.

Më 12 qershor arrin edhe evenimenti më i rëndësishëm: ndeshja e parë e përfaqësueses shqiptare të rugby-t me fanellat e tyre kuqezi. Përballë një skuadre profesionistësh të fortë si Dogi të Trivenetos, që nuk të fal. Por edhe pse përfaqësuesja shqiptare nuk fitoi luajti mirë e djemtë, përtej rezultatit, janë të kënaqur për ndeshjet e tyre të parë, dhe me një skuadër jo dosido. Janë të emocionuar për fanellën kuqezi që kanë veshur, për himnin e flamurit që kanë kënduar në mes të Pordenones. Tani shpresojnë që “në shtator të këtij viti të mund të bëjnë ndeshjen e kthimit në Tiranë” thotë për “Botën shqiptare” Rudi Meca.

Ndonjë pishman? Keqardhje që ministri shqiptar i Kulturës edhe pse e kish premtuar nuk erdhi. Por të shpresojmë që në Shqipëri të bëjnë të tjera gjëra, më të rëndësishme ndoshta se prania në një ndeshje, edhe pse me rëndësi të veçantë si e parë. Djemtë i kanë idetë e qarta: duan të ngrenë Federatën e Rugby-t edhe në Shqipëri dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në vitin 2016 në Rugby Seven të Lojërave Olimpike të Rio De Zhanejro-s. Ragbistët shqiptarë të Italisë deri më sot janë financuar pjesërisht nga administrata lokale në Friuli dhe pjesërisht me paratë e veta. Por për të qenë një kombëtare e vërtetë duhet të përmbushin patjetër objektivat që i kanë vënë vetes.

Dhe nuk janë të parët në një situatë të tillë: federata shqiptare e Skive është ngritur falë këmbënguljes së Erjon Tolës që jeton në Itali e që është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë në gara ndërkombëtare. Është shumë të shpresohet që institucione shqiptare të sportit të tregohen të gatshme për të ndihmuar këta të rinj që bëjnë të pamundurën për të veshur fanellën kuqezi?

Keti Biçoku - Bota shqiptare 239, 1 -15 korrik 2010

Rugby është lojë e egër e luajtur nga zotërinj burra, futbolli është zotëri sport i luajtur nga egërsira, futbolli amerikan është sport i egër i luajtur nga egërsira

Rugby është një sport i lashtë, por që ka marrë formën e sotme nga mesi i shekullit të XVIII, kur nisi të luhej në shkollat e mesme të Anglisë.

Forma ovale e topit të rugby-t vjen nga zorrët e derrit që fryheshin me gojë, dhe me të cilat William Gilbert këpucar i qytezës Rugby (ku ka lindur loja) bënte topat për lojtarët e universitetit. Që atëherë forma u bë edhe më e rrumbullakët për të lehtësuar kapjen e topit me dorë e me këmbë.

Aktualisht njihen disa variante rugby si rugby league, rugby union të cilat ndryshojnë nga njëra tjetra kryesisht përsa i përket numrit të lojtarëve që futen në fushë. Në rugby Union luhet me 15 lojtarë, në rugby league, me 13 lojtarë.

Por të gjitha kanë të përbashkët një detaj: luhet me një top oval i cili duhet të gjuhet si fillim me këmbë dhe më pas të kalojë me dorë nga një lojtar te tjetri derisa topi të prekë fushën finale e cila mund të konsiderohet, nëse bëjmë një krahasim me rrjetën e portës në futboll.

Sot rugby union është loja më e përhapur në botë dhe ka federata në Argjentina, Australia, Anglia, Franca, Irlanda, Italia, Zelanda e Re, ShBA, Skocia, Afrika e Jugut, dhe Uellsi. Rugby Union administrohet nga Bordi Ndërkombëtar i Rugby-t, selia e të cilit është në Dublin, Irlandë. Ky sport luhet edhe me shtatë lojtarë, version ky që është pranuar të jetë pjesë edhe e Lojërave Olimpike të 2012-ës.

Lexo edhe: Shqiptarët dhe Rugby nga Piergiorgio Grizzo

Rugby, sport i egër për burra zotërinj