Zija Saraçi dëshiron të çojë ‘Këngën e Marinarit’ në Saint Vincent - Shqiptari i Italisë

Shqiptarë të Italisë
Këngëtari i mirënjohur durrsak i viteve 1970-1980, Zija Saraçi, 63 vjeç, synon të jetë pjesë e Festivalit të këngës "Saint Vincent", që do të zhvillohet nga 7-13 maj në qytetin italian.

Saraçi, i cili jeton prej vitesh së bashku me familjen në Firence, ka vendosur të sfidojë moshën si dhe 1.240 konkurrentët me të cilët ka nisur garën që në shkurt të këtij viti.

Në "Saint-Vincent Hit-Festival" të këtij edicioni konkurrojnë këngëtarë aspirantë në dy kategori të mëdha: ata që janë nën 30 vjeç dhe ata që kanë moshë mbi 30-vjeçare. Të ndara më tej në dy nënkategori në bazë të këngëve me të cilat paraqiten artistët: grupin e parë e përbëjnë konkurrentët që garojnë me kompozime të njohura më parë, ndërsa në të dytin, ata që paraqiten me këngë të panjohura.

Këngëtari i Festivaleve të këngës në Radio-Televizion deri tani është paraqitur në seksionet kualifikuese me Këngën e Marinarit, kompozim i dy bashkëqytetarëve të tij durrsakë, kompozitorit Jusuf Xhumri dhe poetit Moikom Zeqo. "Pjesëmarrja ime në këtë garë të ashpër artistike është fryt vetëm i dashurisë për këngën, aftësisë, besimit dhe sfidës, pa pasur asnjë lloj pagese, ndërhyrje, apo rekomandim nga jashtë. Ndërsa këngëtarët pjesëmarrës kënduan gjatë netëve të konkurrimit këngë në gjuhët italiane dhe angleze, unë këndova Këngën e Marinarit në gjuhën shqipe, e cila u prit shumë mirë. Gjuha shqipe është praktikisht e treta e festivalit", thotë këngëtari per Shqiptari i Italise.

"Vendi nga ku unë nisa këtë aventurë të guximshme ishte Qendra Kulturore "E. Alberton" në Cascinette d’Ivrea  të Torinos. Në tri fazat e para të konkurrimit pikërisht më 14 shkurt, më 10 dhe 31 mars unë fitova besimin e publikut dhe të jurisë. Kjo më dha mundësinë të kualifikohem për më tej", tregon Zija Saraçi.

Edhe të shtunën, më 21 prill, Zija Saraçi konkurroi përballë publikut dhe jurisë në teatrin “Giacosa” të Ivreas, pengesa e fundit, që Saraçi duhet të kapërcejë për të mbërritur në Finalen e madhe që do të zhvillohet në Saint Vincent nga 7-13 maj. “Nga publiku u prita ngrohtë por ende nuk kam marrë komunikim zyrtar për të ditur nëse e kam kapërcyer apo jo edhe këtë fazë” thotë Saraçi.

Festivali i "Saint Vincent", që ka nisur në vitin 1989 dhe synon zbulimin e talenteve të reja, është njëlloj si festivali i përvitshëm "Këngët e stinës", që u organizua në vendin tonë për gati 15 vjet, në vitet 1980-1990.

Zija Saraçi, këngëtari dhe kantautori i njohur i festivaleve të muzikës së lehtë, mungoi për shumë vite edhe në jetën kulturore shqiptare. Në dhjetorin e 2011 ai u rikthye në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pas gati 22 vjetësh. Gjatë një ceremonie dekorimi Saraçi ka hyrë në skenë me tingujt e "Këngës së marinarit", ndoshta më e njohura në repertorin që përmbledh bashkë me këngët e autorëve të tjerë, edhe krijime të atij vetë. Ka fituar duartrokitjet e bashkëqytetarëve, të cilët e kanë parë të formohet si artist dhe që prej shumë vitesh dinin pak për jetën e tij. "Më kanë dhënë kënaqësinë më të madhe në këto vite", do të shprehej ai kur notat e këngës së deteve dhe oqeaneve do t'ia linin vendin përgëzimeve të spektatorëve.

Shqiptari i Italise

" width="540">

embed video plugin powered by Union Development