Lorik Cana nuk luan më me Kombëtaren kuqezi - Shqiptari i Italisë

Sport
Lajmin e jep zyrtarisht De Biasi që e falënderon kapitenin sepse “është një njëri i veçantë, ka dhënë maksimumin për skuadrën dhe ka sakrifikuar shumë”

Tiranë, 29 gusht 2016 – Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka thënë zyrtarisht se Lorik Cana nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares.

“Ai i ka dhënë fund përvojës së tij me Kombëtaren pas ndeshjeve të Europianit dhe për këtë arsye nuk është në listën e ekipit. Dua ta falënderoj pasi është një njëri i veçantë, ka dhënë gjithmonë maksimumin për skuadrën dhe ka sakrifikuar shumë. Ndaj dua ta falënderoj për gjithçka”, deklaroi De Biasi.

Kanë kaluar 13 vjet që kur Lorik Cana zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Për një djalosh që luante te PSG në Francë dhe kërkohej nga dy kombëtare të mëdha, Zvicra dhe Franca, zgjedhja ishte një çështje zemre. Kuqezinjtë kurrë nuk kishin qenë pjesë të një kompeticioni të rëndësishëm asnjëherë.

"Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meriton një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne", tha trajneri për Canën.

Lexo edhe:
Lorik Cana dhe Evropiani i veçantë i kapitenit me tri pasaporta
Lotët e Lorik Canës dhe ëndrra e tij 13-vjeçare

 

 

Advertisement