in

Ngatërresë diplomatike, e kosovari nuk nxirret nga burgu

Akuzohej për vdekjen e një civili gjatë luftës në ish Jugosllavi, por gjykata ndërkombëtare i jep pafajësinë. Ministria nuk përvetëson sentencën e humbet kohë
Nga Giulia Gentile, l’Unità

Kjo është historia e një kosovari 37 vjeçar të burgosur në burgun më të mbipopulluar të Italisë, prej 11 muajsh në pritje të ekstradimit, edhe se një organ drejtësie ndërkombëtare i ka njohur pafajësinë për krimet e luftës për të cilat akuzohej. Më 10 korrik për Muharrem Gashin do të përfundojë afati i paraburgimit në Dozza.  E Muharrem Gashi, që në Emilia Romagna ka edhe të shoqen me të bijën 5-vjeçare, e që para arrestimit punonte si kamionist, me të dalë nga burgu do të dëbohet nga Italia si person me qëndrim të parregullt pikërisht për shkak të ngatërresës diplomatike e të cilës ka betur viktimë. Më 29 janar 2010 Kuestura e Riminit i ka mohuar përtëritjen e lejeqëndrimit sepse përbën “kërcënim të rëndë për sigurinë publike”. Por vetëm 4 ditë më parë, më 25 janar 2010, gjykata speciale e Europian union rule of law mision (Eulex) në Kosovë kishte vendosur që “dëshmitë e mbledhura gjatë hetimit” për vdekjen e një civili gjatë luftës në ish-Jugosllavi, në ngarkim të Gashit dhe të një bashkëkombësi, nuk ishin të mjaftueshme për të vazhduar çështjen. Kështu, “urdhër-arresti” i lëshuar kundër kosovarit më 11 korrik 2009 duhej të revokohej. Ndërsa Muharremi ndodhet në burg edhe sot e kësaj dite padrejtësisht për vrasjen e Dasic’ Radosav në fshatin kosovar të Berkovës. Ndërkaq i akuzuari tjetër i arrestuar marsin e vitit të shkuar në Austri, menjëherë është ekstraduar në Kosovë, është vënë në arrest shtëpie dhe pas sentencës është lënë i lirë.

“Atëherë, ç’mungon për të lënë të lirë edhe Gashin?”, pyet Giuseppe Chimisso i shoqatës shqiptare Skanderbeg të Bolonjës. Një pozicionim i ministrit të Drejtësisë Angelino Alfano, në favor të Serbisë ose të Kosovës, është përgjigjja.

Ajo çka i çoi drejt arrestit Gashin dhe bashkëkombësin e tij në Austri, në fakt ishte një mandat arrestimi serb për “krime lufte, në shkelje të kodit penal të Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”.

Por një rezolutë e NATO-s përcakton që mandatet e këtij vendi kundër kosovarëve nuk duhet të merren në konsideratë nga vendet e Kombeve të Bashkuara. I takon Kosovës të gjykojë kosovarët. Pikërisht në bazë të kësaj norme, Austria ka kthyer në vendin e ish-Jugosllavisë, pra në Kosovë, bashkëkombësin e Gashit të akuzuar për të njëjtin fakt. Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe në Itali. Kështu, akti i fundit pas kërkesave të ndryshme të nxjerrjes nga burgu të paraqitura nga avokati Giampaolo Cristofori, në prill, kur Gjykata e Apelit të Bolonjës ka hedhur poshtë instancën e radhës në pritje për të marrë nga ministria e Drejtësisë kërkesë formale për ekstradimin e të burgosurit nga anë e Serbisë. “Mendoj se në këtë çast, Alfano është i angazhuar në të tjera çështje – ironizon avokati Cristofori – por është ai që duhet të përgjigjet. Dhe nëse kërkesa ekziston duhet t’a dërgojë në Bolonjë” për të zhbllokuar situatën.

Kaq do të mjaftonte që para 10 korrikut Gashi të lihet i lirë si i pafajshëm e jo si person nën hetim për një krim që vendi i tij ka arkivuar tashmë.

 

 

Mes shkrimtarëve italianë dhe shqiptarë në Tiranë

Konsulta kushtetuese: antikushtetuese rrethana rënduese e klandestinitetit