Flukset 2018. Nis përgatitja e kërkesave për 18 mijë punonjësit sezonalë - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Nga sot përpilimi i kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, nisjet e kërkesave nga 31 janari. Ja kush mund të paraqesë kërkesën e kush mund të vijë në Itali

Romë, 24 janar 2018 – Ndërmarrjet bujqësore, restorantet, hotelet. Janë sipërmarrësit e këtyre ndërmarrjeve ata që mund të përfitojnë nga 18 mijë kuotat për të sjellë në Itali punonjës sezonalë jokomunitarë me dekretin e flukseve 2018.

Nga sot, këto ndërmarrje mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, personalisht apo me ndihmën e një shoqatë të kategorisë. Duhet të përpilojnë formularin C - “Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale” dhe ta ruajnë. Për të nisur kërkesat duhet pritur e mërkura e ardhshme, 31 janar.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet,  Gambia,  Gana,  Japonia,  India, Mali,  Maroku,  Mauricius,  Moldova,  Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.

Për më tepër, 2.000 kuota nga 18 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një  dekret fluksesh.

Shqiptariiitalise.com
Lexo edhe:
Mbërrin dekreti i flukseve 2018. Autorizon 30.850 ardhje dhe konvertime
Flukset 2018. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2018, teksti në Gazetën Zyrtare
23 janar 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet