INPS: “Po t’u mbyllim dyert imigrantëve, humbasim 38 milardë € deri në 2040” - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Tito Boeri, presidenti i Institutit italian të Sigurimeve Shoqërore vlerëson kontributin e pazëvendësueshëm të emigrantëve për sistemin e mbrojtjes sociale në Itali.

Romë, 4 korrik 2017 – “Duke mbyllur kufijtë rrezikojmë të shkatërrojmë sistemin tonë të mbrojtjes sociale”. Alarmin e hedh sot Tito Boeri, presidenti i INPS-it, si gjithnjë duke shoqëruar me fakte e shifra pohimet e tij që një pjesë e Italisë zyrtare nuk e ka të lehtë të çojë poshtë. Në Dhomën e Deputetëve, duke paraqitur Relacionin vjetor të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka shpjeguar se përllogaritjet e bazuara mbi hipotezën e zhdukjes së “flukseve të hyrjeve të taksapaguesve të huaj” (pra sikur në Itali të mos hyjë as edhe një punonjës imigrant) tregojnë se deri në vitin 2040 do të kemi, “73 miliardë € hyrje kontributive më pak e vetëm 35 miliardë € më pak në dalje për shërbime sociale kushtuar imigrantëve, me një bilanc negativ për arkat e INPS-it prej 38 miliardë €”. Gjë që me fjalë të tjera do të thotë se në mungesë të ardhjeve të imigrantëve në 22 vjetët e ardhshëm, Italia duhet të bëjë “çdo vit një manovër të vogël ekonomike për të mbajtur nën kontroll llogaritë”.

Ndaj sipas Boerit, Italia ka nevojë “për një klasë politike të aftë që t’u thotë të vërtetën në sy italianëve: kemi nevojë për imigrantët për të mbajtur në këmbë sistemin tonë të mbrojtjes sociale”.

Për presidentin e INPS-it, imigrantët janë oksigjeni i sistemit të pensioneve në itali edhe për faktin që ata janë gjithnjë e më të rin, e kjo gjë ka shumë rëndësi në një vend gjithnjë e më plak. Në fakt, kuota e personave me moshë nën 25 vjeç ka shkuar nga 27,5% që ishte në vitin 1996 në 35% në vitin 2015, pra është fjala për 150 mijë taksapagues më shumë në vit, që balancojnë pjesërisht rënien e lindjeve.

Mbi të njëjtën temë:
Inps. Gli immigrati versano 8 miliardi di euro l'anno, ne ricevono soltanto 3
Boeri: “Nuk është e vërtetë që imigrantët u marrin punën të rinjve”
Kontributet. Boeri: “Imigrantët paguajnë e nuk marrin, dhuratë për italinë”
600 mijë italianë marrin pensionet falë imigrantëve
Boeri këmbëngul: “Imigrantët i dhurojnë Italisë 400 milionë € në vit”
Derdhin kontribute e nuk marrin pension. Dhurata e imigrantëve Italisë