Shoqatat e shqiptarëve të Emilias bashkohen në një rrjet - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali

Lind rrjeti FARE, Forumi i shoqatave shqiptare të krahinës Emilia Romagnas. FARE: "Premisat janë. Tani duhet angazhim për konsolidimin dhe vazhdimin e projektit tonë"

Ditën e premte, më 29 tetor, mori jetë rrjeti FARE, Forumi i Shoqatave Shqiptare në Emilia Romagna. Themelimi i këtij organizmi të ri, që shënon një hap cilësor, u bë në prani të konsullit shqiptar në Milano, Gjon Çoba dhe të përgjegjëses rajonale për Politikat Sociale dhe ato të Emigraconit, Teresa Marzocchi. Shoqatat themeluese të Forumit janë: Alba Media (Modena), Amicizia (Rimini), Integriamoci Insieme (Cervia), Juvenilja (Forlì), Madre Teresa (Ravenna), Scanderbeg (Parma), Tutti Insieme (Bologna) e Unione degli Studenti albanesi di Bologna.
Emri i organizmit të ri është zgjedhur pikërisht për të vënë në dukje se misioni parësor është ai i “të bërit” për komunitetin, siç shpjegoi presidenti i Forumit, Endri Xhaferaj. Ai vuri në dukje se një prej elementëve të forcës së Forumit është bashkimi në një organizëm të vetëm i shoqatave të reja dhe atyre më të vjetra shqiptare, ato që në fillim të viteve nëntëdhjetë janë krijuar për një arsye fillestare: përballimin e diskriminimeve.

Konsulli Çoba, i cili vlerësoi rolin e të rinjve në emigracionin shqiptar, u angazhua për mbështetjen e Forumit. Për themelimin e tij, janë dhënë edhe fonde rajonale dhe europiane.

Një prej objektivave të Forumit është që të bëhet një përfaqësues dhe bashkëbisedues i denjë si pranë autoriteteve italiane ashtu dhe atyre shqiptare. Vetë përgjegjësja rajonale për Politikat Sociale dhe ato të Emigraconit, Teresa Marzocchi i kërkoi Forumit të sapokrijuar që të veprojë në dy drejtime: nga njëra anë që të nxisin jetën e komunitetit “duke jetuar në Itali në frymën e Kushtetutës dhe duke respektuar ligie e vendit, pa harruar ama kurrë pasurinë kulturore të vendit të origjinës. Nga ana tjerët të mbështesë institucionet në punën e tyre përfshirëse, pra duke përhapur sa më shumë praktikat e mira dhe duke nxjerrë në pah aspektet pozitive të emigracionit”. Ajo tha se FARE duhet të konsolidohet dhe të dëshmojë që është vërtet një bashkëbisedues me vlera.

Ideja e krijimit të një rrjeti që të përfshinte disa shoqata pati lindur në mars të këtij viti pranë shoqatës Juvenilja të Forlì. Pas hartimit të projektit dhe katër takimeve për shkëmbim idesh mes përfaqësuesve të shoqatave themeluese, u përcaktuan më në detaje struktura e Forumit dhe objektivat e tij.

Shoqatat që bëjnë pjesë në Forum, duke vlerësuar përvojën e takimeve dhe debateve të drejtpërdrejta, janë angazhuar që të takohen të paktën katër herë në vit në selitë e ndryshme, duke ndjekur një sistem rrethi.
Asambleja dhe Këshilli Drejtues i Forumit kanë pushtet vendimmarrës, ndërsa Kryesia dhe Sekretaria kanë funksion koordinues dhe përfaqësues, si dhe implementimi të planit vjetor. Asambleja përbëhet nga një përfaqësues i çdo shoqate, ndërsa Këshilli Drejtues nga kryetarët e shoqatave.

Kryesia dhe Sekretaria kanë mandat vjetor dhe zgjidhen me shumicën e dy të tretave të votave. Për mandatin e parë, këto dy poste i ka shoqata Juvenilja e Forlì.

Për informacione:
Sekretaria FARE
Email: associazione.juvenilja@live.it
Cel. 329 92 64 821        
Cel.  349 36 83 226

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Cel. 329 92 64 821        
Cel.  349 36 83 226